back to top
20.5 C
Tirana
E enjte, 28 Gusht, 2025
spot_img
KreuDrejtësia“Çfarë është SWAT?”/ Ngelin më shumë se gjysma e aplikantëve për shefa...

“Çfarë është SWAT?”/ Ngelin më shumë se gjysma e aplikantëve për shefa komisariatesh

290 kandidatë kanë aplikuar për postin e shefave të komisariateve.

Bëhet fjalë për emërime në 48 komisariate.

Afati i fundit për të dorëzuar dokumentet ka qenë 8 nëntori, pra rreth një muaj më parë.

Sipas gazetarit Arsen Rusta, në fazën e parë më shumë se gjysma e 290 aplikuesve kanë ngelur.

Komisioni që përzgjedh 48 shefat e komisariateve

Komisioni që do të përzgjedhë shefat e komisariateve përbëhett nga tre police. Ato janë, Alma Përmeti, Anisa Duçkollari dhe Ervina Gjana.

Alma Përmeti, kryetarja e komisionit prej disa vitesh është pjesë e policisë e njëherazi bashkëshortja e Prokurorit Arjan Përmeti.

E njëjta mban postin e Drejtoreshës së Strategjisë dhe Integrimit.

Anisa Duçkollari, anëtare ishte emërimi i parë i kreut të Policisë, Ilir Proda. Ai i besoi asaj postin e drejtueses së burimeve njerzore në Policinë e shtetit ose Personelit.

Ervina Gjana, anëtare e komisionit është Drejtoresha e Krimit Kibernetik në Polici.

Pyetja që ka ngelur më shumë se gjysmën e aplikantëve

“Çfarë është SWAT?”. Kjo ka qenë pyetja, së cilës një pjesë e madhe e kandidatëve nuk i janë përgjigjur dot.

Shumica janë përgjigjur se është njësia speciale, por kjo përgjigje ka rezultuar e pasaktë.

Përgjigja e saktë lidhet me një sistem menaxhimi në informacionet e brendshme në polici.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat