back to top
12.5 C
Tirana
E hënë, 3 Shkurt, 2025
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizBeyonce fiton ‘albumin e vitit’ në Grammy Awards/ Pesë trofe për Lamar,...

Beyonce fiton ‘albumin e vitit’ në Grammy Awards/ Pesë trofe për Lamar, çmime dhe për Carpenter e Roan

Kishte fituar më shumë çmime Grammy se kushdo tjetër në histori, por asnjëherë në kategoritë kryesore. Ndërsa me albumin e saj të tetë, Cowboy Carter, që kontekstualizon rrënjët e muzikës country, Beyonce rrëmbeu çmimin albumi më i mirë i vitit në edicionin e 67-të të Grammy Awards në Los Angelos.

Me po të njëjtën këngë fitoi çmimin albumi më i mirë country, ndërsa “II most wanted” me Miley Cyrus u shpall duoja më e mirë e muzikës country.

Me mbi 90 çmime të shpërndara gjatë kompeticionit më të madh muzikor, Kendrick Lamar kryesoi me pesë trofe. “Not Like Us” e Lamar, një diss për Drake fitoi rekordin më të mirë dhe këngën e vitit, duke u bërë vetëm reperi i dytë që fiton në secilën kategori, pas “This Is America” ​​të Childish Gambino.

Viti që lamë pas ka qenë padyshim periudha e artë e Chappell Roan, që vazhdon të thyejë rekorde teksa në Grammy u shpall artistja e re më e mirë. Fjalimin para mijëra të pranishmëve, e shfrytëzoi për të dhënë mesazhin e saj në mbështetje të artistëve, duke ngritur publikun në këmbë.

Gjithmonë e kam thënë, nëse fitoj një Grammy, do të qëndroj para njerëzve më të fuqishëm në muzikë, do të kërkoj që kompanitë dhe industria që përfitojnë miliona dollarë nga artistët, të japin paga të duhura dhe kujdes shëndetësor. Unë hyra shumë e re në kompaninë muzikore dhe kur më pushuan, isha shumë e vogël për të gjetur punë, ndihesha e tradhtuar nga sistemi. Nëse kompania do vendoste si përparësi shëndetin e artistëve do të më ofrohej kujdes shëndetësor nga një kompani të cilës i dhashë gjithçka”, u shpreh Roan.

Dy Grammy shkuan për Sabrina Carpenter, përfshirë albumin më të mirë vokal pop, ndërsa kënga Espresso, që u bë virale përmes rrjeteve sociale, u cilësua performanca më e mirë solo.

Lady Gaga dhe Bruno Mars triumfuan si performanca më e mirë duo e muzikës pop, më hitin “Die With a Smile”.

Eventi që u transmetua në dhjetëra vende të botës, ishte përpjekja e radhës për të shtuar ndihmat për të prekurit nga zjarret në Los Angelos. Pasojat e flakëve shkatërrimtare u sollën në vëmendje nga yjet e muzikës, duke kulmuar me ngjitjen në skenë të Departamentit të Zjarrfikësve të Qarkut të Los Anxhelosit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat