back to top
19.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Mars, 2025
spot_img
KreuSportiAsnjë surprizë, fitojnë favoritët/ Porto e Roma “shtyjnë” kualifikimin në ndeshjen e...

Asnjë surprizë, fitojnë favoritët/ Porto e Roma “shtyjnë” kualifikimin në ndeshjen e kthimit

Të enjten në mbrëmje u zhvilluan edhe sfidat e vajtjes së fazës play-off në Europa League. Sfida kryesore e mbrëmjes ishte ajo e zhvilluar në Do Dragao të Portos me vendasit që barazuan 1-1 me Romën. Të parët që kaluan në avantazh ishin të besuarit e Claudio Ranierit që realizuan me Celik në sekondat e fundit të fraksionit të parë. Reagimi i “dragonjve” erdhi në pjesën e dytë me golin e barazimit të shënuar nga talenti Moura. Roma luajti 20 minutat e fundit të lojës me 10 futbollistë, pas daljes nga loja me karton të kuq të mesfushorit Cristante. Përfundimisht sfida  mbyll me barazimin 1-1, me kualifikimin që mbetet i hapur në sfidën e kthimit, që do të luhet në Olimpico një javë më pas.

Ndërkohë në sfidat e tjera nuk gabuan ndeshjet e para skuadrat e tjera pretendente.

Kështu Fenerbahçe i Jose Mourinhos, thuajse e ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër, pas triumfit 3-0 në Stamboll ndaj belgëve të Anderleht. Tadiç, Dzeko dhe En Nesyri ishin autorët e golave për “kanarinat”, me Mourinhon që buzëqesh dhe konfirmon se skuadra e tij do të jetë një nga kandidatet kryesore për të shkuar deri në fund këtij kompeticioni. Nëse Fenerbahç buzëqesh nuk mund të thuhet e njëjta gjë për ekipin tjetër nga Stambolli, Gallatasaray, e cila rrezikon ndjeshëm eliminimin nga ky kompeticion pas humbjes së thellë 4-1 ndaj AZ Alkmaar. Vendasit krijuan avantazhin që në pjesën e parë falë golave të Mijans dhe Parrot me 11 metërsh, por sfida u thjeshtua për holandezët pas daljes nga loja në nisjen e pjesës së dytë të Ayhan për Gallatasarayn. Inferioritetin numerin të miqve e shfrytëzuan në maksimum vendasit e Alkmaar që shënuan edhe dy herë të tjera me Classie dhe Wolfe, duke shkuar një javë më pas në Stamboll me një avantazh të konsiderueshëm.

Fitore me aromë kualifikimi në transfertë ndërkohë edhe për Ajax dhe Real Sociedad. Holandezët triumfuan 0-2 ndaj Union St.Gilloise, falë golave të Rasmussen dhe Mokio në pjesën e dytë.

Ndërkohë Real Sociedad doli fituese nga transferta daneze ndaj Midtydland, teksa për spanjollët rezultuan deçiziv golat e Mendez dhe Kubos.

Ndërkohë në sfidat e tjera bie në sy fitorja e Stauas së Bureshtit 1-2 në derbin ballkanin ndaj PAOK në Selanik, fitorja e ngushtë 1-0 e Ferencvarosh ndaj çekëve të Plzen, si dhe fitorja e Twentes ndaj Bodo Glimt me shifrat 2-1.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat