Kryeministri Edi Rama ka vazhduar komunikimin e tij virtual me qytetarët në rrjetet sociale.
Ndër të tjera ai ka folur edhe për çështjen e 21 janarit, ku u vranë katër protestues gjatë një demonstrate në vitin 2011.
“Nuk dua të marr shumë kohë me temën e drejtësisë sepse e kemi diskutuar shumë. Më parë kemi pasur një heshtje strategjike për më shumë se 5 vite për t’i dhënë suport total institucioneve të reja të drejtësisë që mos të ndihej asnjë lloj trysnie ndaj drejtësisë as për shkak të një fryme kritike që është e shëndetshme për hir të së vërtetës. Kjo heshtje strategjike ka dhënë si rezultat krijimin e një vetbesimi te pavarësia duhet të flasim për standardet dhe cilësinë, respektin e lirive dhe të drejtave. Para ligjit janë të barabartë të gjithë, edhe prokurorët e gjykatësit dhe të gjithë që ndjekin një proces. Kur vjen puna te 21 janari, fajtorët i nxjerr SPAK dhe GJKKO. Nuk i nxjerr qeveria. Unë e kam aq me të vërtetë punën e drejtësisë se po të mos e kisha me të vërtetë nuk do kishte SPAK fare”, tha Rama.