back to top
12.5 C
Tirana
E shtunë, 22 Shkurt, 2025
spot_img
KreuAktualitetArratiset Engjëll Agaçi?/ Rama e zëvendëson në Qeveri

Arratiset Engjëll Agaçi?/ Rama e zëvendëson në Qeveri

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë mbrëmjen e sotme në Facebook.

Kreu i PD-së shkruan në rrjetin social se Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi është arratisur për t’iu shmangur arrestimit të mundshëm.

Berisha shkruan se në një denoncim të mbërritur në llogarinë e tij, Agaçi është arratisur pasi është larguar jashtë me pretekstin se do të mjekohej, por në të vertetë ai është larguar me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Më tej kryedemokrati shkruan se vendin e Agaçit e ka zënë Vilma Guri.

Ndërsa po ashtu në denoncimin e mbërritur tek ish-kryeministri, theksohet se janë sekuestruar një mori me dokumenta në Kryeministri.

Ai zëvendësohet nga Vilma Guri. Arratisja është bërë me urdhër të Ramës. Ai do arrestohej ndaj iku për kurim!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixital!

Po te jap nje info! Sekretari i pergjithshem i Kryeministrit Agaci ka ikur nga KM dhe eshte zvendesuar e komanduar Vilma Guri, eshte larguar me preteksin per tu kuruar jasht po ne ambiente e brendeshme flasin qe ka ikur per te mbrojtur veten.

Ne koridoret dhe zyrtat e kryeministris ndjehet tringllime hekurash. Nuk punon njeri, ka tmerr. Jane sekuestruar me kujntal dokumenta.Klm.21 shkurt 2025.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat