back to top
6.5 C
Tirana
E hënë, 7 Prill, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaApeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-gjyqtaren e Elbasanit dhe...

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-gjyqtaren e Elbasanit dhe avokatin Pashaj

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për ish-gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka. 

Gjithashtu Vyshkajt i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë 3 vjeçare.

Dënimi mbetet në fuqi edhe për avokatin Ilir Pashaj. Apeli vendosoi përfundimisht dënimin me 2 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 1 vit e 4 muaj.

Gjyqtarja Vyshka u arrestua në korrik të 2022 me urdhër të SPAK, bashkë me avokatin Ilir Pashaj, pasi po merrte rreth 400 mijë lekë ryshfet, për t’i ulur dënimin me 6 muaj të burgosurit Xhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat