back to top
32.5 C
Tirana
E hënë, 7 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetHelmimi në Gramsh: 6 fëmijë në spital/ AKU përjashton salmonelën në disa...

Helmimi në Gramsh: 6 fëmijë në spital/ AKU përjashton salmonelën në disa mostra

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar në lidhje me ngjarjen në Kopshtin Nr.1 të Gramshit ku disa fëmijë përfunduan në spital me shenja helmimi.

Në njoftimin zyrtar të kësaj të mërkure nga AKU thuhet se një pjesë e kampionëve të produkteve ushqimore, të marrë nga institucione në Gramsh dhe nga subjekte furnizuese në Tiranë, kanë rezultuar të pastra për bakterin Salmonella spp.

Konkretisht, analizat laboratorike të kryera deri më tani tregojnë se nuk është konstatuar prania e Salmonella spp në këto produkte:

Qumësht dhe kofshë pule, kampionuar nga DRAKU Elbasan.

Qumësht, kofshë pule dhe vezë, kampionuar nga DRAKU Tiranë.

Ndërkohë, analizat për disa mostra të tjera janë ende në proces, përkatësisht për:

Vezët kampionuar nga DRAKU Elbasan.

Kofshët e pulës kampionuara nga DRAKU Tiranë.

Mostrat janë dërguar për analizë në Laboratorin e Referencës pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), me qëllim identifikimin e mundshëm të pranisë së bakterit.

AKU thekson se, në përputhje me angazhimin për transparencë dhe mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve, do të vijojë të informojë publikun menjëherë pas përfundimit të analizave për mostrat e mbetura.

Njoftimi i plotë i AKU

“Në kuadër të transparencës, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon ndjekjen e procedurave ligjore dhe informimit të publikut, lidhur me kampionaturat e marra në produktet ushqimore lëndë e parë në kopshtin Nr .1 në qytetin e Gramshit dhe në subjektin furnizues në Tiranë, të cilat u dërguan për analizim për treguesin Salmonella spp pranë Laboratorit të Referencës në ISUV.

Informojmë se për mostrat e dërguara për analizim për produktet lëndë e parë qumësht dhe kofshë pule, të kampionuara nga DRAKU Elbasan, si dhe produktet qumësht, kofshë pule, vezë e kampionuar nga DRAKU Tiranë, kanë rezultuar të pastër për treguesin Salmonella spp.

Ndërsa për produktin vezë kampionuar nga DRAKU Elbasan dhe kofshë pule kampionuar nga DRAKU Tiranë, analizimi është ende në proces.

Sapo të kemi këtë informacion, AKU do të vijojë me informimin e mëtejshëm të publikut”, thueht në reagimin e AKU.

Çfarë deklaronte policia për helmimet në Kopshtin Nr.1 në Gramsh

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për vlerësim, pasi më datë 24.05.2025 është marrë dijeni nga rrjetet sociale se në Kopshtin Nr.1 Gramsh janë helmuar nga salmonela disa nga fëmijët e këtij kopshti.

Në spitalin e Gramshit janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore 6 fëmijë dhe janë bërë analizat për të gjithë fëmijët dhe personelin e këtij kopshti. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar Kartelat Klinike për 6 pacientët e shtruar në spitalin e Gramshit, janë sekuestruar Procesverbalet e kontrollit dhe furnizimit me produkte ushqimore të Kopshtit Nr.1, si dhe janë marre mostrat nga ushqimi për ekzaminime të mëtejshme në kushte laboratorike. Gjithashtu, është bërë dhe bllokimi i produkteve ushqimore të mbetura në kuzhinën e këtij kopshti. Të gjitha veprimet janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat