back to top
21.5 C
Tirana
E diel, 22 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaSmartFin: Platforma falas për raportim financiar të thjeshtë në bizneset shqiptare

SmartFin: Platforma falas për raportim financiar të thjeshtë në bizneset shqiptare

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) dhe Instituti i Ekspertëve Fiskalë (IEF) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për të sjellë në treg një platformë dixhitale inovative, “SmartFin”, që synon të thjeshtojë dhe përmirësojë procesin e raportimit financiar për subjektet tregtare në Shqipëri.

Kjo platformë, e cila është falas për përdoruesit, ofron shërbime të avancuara si fiskalizim elektronik, kontabilitet të automatizuar dhe auditim në kohë reale. Qëllimi është të ndihmohen bizneset, veçanërisht ato të vogla dhe të mesme, që shpesh përballen me vështirësi financiare për të paguar kontabilistë apo auditues të jashtëm.

“SmartFin” është një zgjidhje e thjeshtë në përdorim, me integrim të plotë me sistemin bankar, e cila automatizon faturat, listëpagesat dhe kontabilitetin e aseteve. Për më tepër, platforma siguron auditim automatik të pasqyrave financiare në kohë reale, duke rritur transparencën dhe efikasitetin në raportim.

Në kuadër të bashkëpunimit, Instituti i Ekspertëve Fiskalë do të organizojë trajnime për stafin e QKB-së lidhur me përdorimin e platformës dhe standardet e raportimit financiar.

Ky projekt synon të përmirësojë shërbimet publike për biznesin dhe të rrisë përdorimin e teknologjive financiare në Shqipëri, duke ulur kostot operative dhe duke ndihmuar në parandalimin e problemeve me kontrollin tatimor.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat