back to top
17.5 C
Tirana
E shtunë, 5 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomia“Ç’punë ka policia me shalqinjtë?”/ Braçe denoncon abuzimet me tokat bujqësore

“Ç’punë ka policia me shalqinjtë?”/ Braçe denoncon abuzimet me tokat bujqësore

Deputeti socialist Erion Braçe ka ngritur sot në Kuvend një çështje alarmante që lidhet me ndërhyrjen e policisë ndaj bujqve, ndërkohë që – sipas tij – tokat publike u jepen ish-pronarëve që më pas i tregtojnë si privatë.

Duke folur gjatë diskutimeve për projektligjin mbi mbrojtjen e kafshëve dhe bimëve, Braçe solli në vëmendje një rast konkret ku pesë bujq, përfshirë dy gra të reja, janë thirrur nga policia, vetëm sepse kanë mbjellë shalqi e pjepër në një zonë buzë lumit të Imshtës, që – sipas tij – është tokë shtetërore dhe jo e zaptuar.

“Ç’punë ka policia me bujqit? Ata punojnë tokën buzë lumit, në pronë të shtetit. Ndërkohë një ish-pronar e ka regjistruar tokën në Kadastër dhe pretendon ta shesë si dorë e dytë. Policët nuk duhet të bëjnë punën e përmbaruesit,” – tha Braçe me tone të ashpra.

Braçe denoncoi se pas këtij rasti fshihet një tjetër qëllim:

“Ua marrin tokën bujqve për t’i vendosur panele fotovoltaike! Kjo është absurde. Në vend që të mbrojnë tokën publike, institucionet po përndjekin ata që e mbjellin dhe e ruajnë.”

Ai theksoi se toka është në pronësi të shtetit, siç parashikojnë edhe ligjet për burimet ujore dhe tokën buzë lumenjve.

Përplasja me Tritan Shehun

Braçe replikoi edhe me deputetin demokrat Tritan Shehu, i cili ngriti shqetësimin për shitjen e preparateve të rrezikshme bujqësore si fostoksina në tregje të hapura, si ai i njohur si “Tregu Çam”.

“Tregu Çam nuk është treg për mbrojtje bimësh dhe kafshësh! Shiten helme nën dorë në farmaci e tregje. Ku janë institucionet? Pse nuk veprojnë? Këtu po dëmtohet shëndeti i qytetarëve”, – u shpreh Braçe.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat