back to top
27.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetKronikëKonflikti i një dite më parë kthehet në krim/ Maliqi tronditet nga...

Konflikti i një dite më parë kthehet në krim/ Maliqi tronditet nga vrasja e të miturit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e së enjtes fshatin Pirg të Maliqit, ku një konflikt mes dy adoleshentëve ka përfunduar në tragjedi.

Sipas burimeve zyrtare, viktima është identifikuar si Erald Xhejo, 14 vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur bashkëmoshatari i tij, Enedio Guri.

Të dy të miturit, të cilët një ditë më parë kishin pasur një konflikt verbal, janë takuar sërish në një lokal të zonës rreth orës 17:30. Aty, debati ka degraduar në përleshje fizike dhe më pas në përdorimin e armës së ftohtë. Gjatë sherrit, Xhejo ka marrë plagë të rënda me thikë dhe ka ndërruar jetë, ndërsa Guri ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe mbikëqyrjen e policisë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të konfliktit mes dy të miturve.

Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin lokal, duke rikthyer në vëmendje problemin e dhunës mes të rinjve dhe mungesën e mekanizmave parandaluese për situata të tilla fatale.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat