Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka rikonfirmuar mbështetje të fortë për Shqipërinë dhe të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në përpjekjet e tyre për të arritur anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, ambasada theksoi se Berlini qëndron i vendosur në mbështetje të këtij procesi të rëndësishëm.
“Evropa është më shumë se tregu i brendshëm më i madh në botë. Evropa është një premtim për siguri, mirëqenie dhe liri.
Ky premtim shtrihet përtej kufijve tanë. Shqipëria ka ndërmarrë reforma të rëndësishme gjatë viteve të fundit. Tani është koha që ky rrugëtim të vazhdohet me vendosmëri.
Anëtarësimi në BE nuk është vetëm një proces teknik zgjerimi është #Gjeopolitikë. Ne nuk duhet t’ua lëmë fqinjësinë tonë autokratëve, të cilët duan të ushtrojnë ndikim dhe të krijojnë varësi. Rruga drejt BE-së bazohet në kritere të qarta – por qëllimi mbetet anëtarësimi.
Gjermania qëndron e vendosur përkrah Shqipërisë dhe të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre evropiane”, thuhet në postim.