E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, zhvilloi sot një takim me Kryeprokurorin e SPAK, Altin Dumani, në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Sipas njoftimit zyrtar të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në qendër të diskutimeve ishin bashkëpunimi i ngushtë mes SPAK, BKH dhe agjencive amerikane të zbatimit të ligjit në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafikimit të drogës.
Takimi vjen pas vizitës së fundit të Dumanit në Uashington, ku ai pati takime në Departamentin e Shtetit dhe në Departamentin e Drejtësisë të Administratës Trump.
Në deklaratën e Ambasadës, SHBA rikonfirmon mbështetjen e plotë për institucionet e drejtësisë në Shqipëri:
“Shtetet e Bashkuara janë krenare që bashkëpunojnë me SPAK në përparësitë tona të përbashkëta për të goditur organizatat e rrezikshme kriminale ndërkombëtare që kërcënojnë sigurinë e Shteteve të Bashkuara dhe të Shqipërisë.”