back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 13 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKosovaDyshime për manipulim të votave/ PDK: Do të dorëzojmë ankesë në PZAP

Dyshime për manipulim të votave/ PDK: Do të dorëzojmë ankesë në PZAP

Partia Demokratike e Kosovës, PDK këtë të martë ka njoftuar se do të bëjë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, PZAP rreth dyshimeve për manipulim dhe keqpërdorim të fletëvotimeve në Mitrovicën e Jugut.

Sekretari për organizim dhe zgjedhje në PDK, Betim Gjoshi nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka bërë të ditur se ankesa do të bëhet sot. Sipas tij, vota është e shenjtë në demokraci dhe PDK është e vendosur për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve.

“Sot, në mbrojtje të vullnetit të qytetarëve të Mitrovicës, Partia Demokratike e Kosovës do të dorëzojë brenda afatit ligjor ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Vota është e shenjtë në demokraci dhe PDK është e vendosur për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve”, shkruan Gjoshi.

Procesi i numërimit të votave në Mitrovicën e Jugut u ndërpre mbrëmë për shkak të dyshimeve për manipulim dhe keqpërdorim të fletëvotimeve. Dyshimet janë ngritur lidhur me fletëvotimet që nuk përputheshin me vendvotimet ku ato ishin dorëzuar.

Zyrtarët e partive politike pasi kanë evidentuar parregullsitë kanë kërkuar hetimin e ngjarjes. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ ka sqaruar se fletëvotimet e dyshuara janë rezultat i një gabimi teknik gjatë shtypjes së tyre dhe jo një manipulim të qëllimshëm.

Sipas KQZ-së, problemi ka lindur për shkak të një gabimi në kodin e vendvotimit, që ka shkaktuar konfuzion mes fletëvotimeve dhe qendrave të votimit. Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar ndërprerjen e përkohshme të procesit të numërimit të votave, për të mundësuar një hetim të plotë mbi pretendimet e parregullsive.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat