back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 13 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaRama ndryshon qëndrim/ Bonus për pensionistët në fundvit

Rama ndryshon qëndrim/ Bonus për pensionistët në fundvit

Kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi pasditen e sotme një takim me banorët e Njësisë 5 në Tiranë, ku foli për prioritetet e qeverisë dhe buxhetin e vitit 2026.

Në fjalën e tij, Rama tha se besimi i qytetarëve në zgjedhjet e 11 majit e ka shtyrë Partinë Socialiste të jetë më afër njerëzve dhe të adresojë shqetësimet e tyre.

“Menjëherë pas zgjedhjeve, besimi që morëm nga qytetarët ka krijuar një ndjenjë shumë më të fortë detyrimi për të qenë sa më pranë njerëzve dhe për t’i dëgjuar e adresuar shqetësimet siç duhet”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se pensionistët janë përfituesit kryesorë të buxhetit të katër viteve të ardhshme, duke paralajmëruar rritje të ndjeshme të pensioneve dhe shpërndarjen e bonusit të fundvitit.

“Pjesa e luanit në buxhetin e katër viteve të ardhshme është ajo që më në fund i takon pensionistëve. Të gjithë do të marrin bonusin e fundvitit, sipas dy fashave të përcaktuara,” tha Rama, duke shtuar se pensioni urban do të arrijë në 40 mijë lekë brenda mandatit.

Sipas tij, qeveria ka parashikuar 1.7 miliardë euro shtesë për pensionet vitin e ardhshëm, ndërsa shtoi se rritjet do të vijojnë çdo vit.

“Të kërkosh rritje është legjitime, por duhet kuptuar se pensionet burojnë nga kontributet e sigurimeve shoqërore. Ne do të bëjmë rritje të qëndrueshme dhe reale, jo premtime në letër,” tha Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat