back to top
17.5 C
Tirana
E premte, 14 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetKuvendi njofton SPAK/ PD nuk pranoi fletëthirrjen për Berishën

Kuvendi njofton SPAK/ PD nuk pranoi fletëthirrjen për Berishën

Fletëthirrja e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për ish-kryeministrin Sali Berisha, datë 7 nëntor 2025, nuk u pranua nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Ky dokument i nënshkruar nga prokurori Alfred Shehu, kërkonte që Berisha të paraqitej për të dhënë sqarime lidhur me katër vrasjet e 21 janarit 2011 në bulevard.

Burime nga Kuvendi bëjnë me dije se është praktikë që çdo kërkesë për deputetë të caktuar, dërguar nga SPAK apo institucione të tjera, i kalon fillimisht grupeve parlamentare përkatëse. Në rastin e Berishës, grupi parlamentar i PD vendosi të mos e pranojë fletëthirrjen, duke e kthyer menjëherë shkrimin në adresë të SPAK.

Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri nuk pranon thirrjet e prokurorisë. Ai ka deklaruar më parë se do të përgjigjet vetëm kur të marrë fletëthirrjen në mënyrë të rregullt, duke e konsideruar procesin si të përdorur politikisht.

Sipas burimeve nga Kuvendi, procedura e kthimit të fletëthirrjes është standard në raste kur grupi parlamentar vendos të mos lejojë marrjen e dokumenteve nga deputeti, duke e bërë SPAK-in të vetëdijshëm për mospranimin.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat