back to top
8.5 C
Tirana
E hënë, 1 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaSPAK zgjedh mes 7 kandidatëve/ Pse Joni Keta konsiderohet “njeriu i duhur”...

SPAK zgjedh mes 7 kandidatëve/ Pse Joni Keta konsiderohet “njeriu i duhur” për BKH-në

SPAK ka propozuar zyrtarisht Joni Ketën, aktualisht zëvendësdrejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit, për postin e drejtorit të ri të këtij institucioni. Kandidatura e tij do t’i dërgohet Këshillit të Lartë të Prokurorisë për miratim dhe, nëse votohet, ai do të marrë drejtimin e BKH-së për një mandat pesëvjeçar.

Keta u përzgjodh nga një listë prej shtatë kandidatësh, ku përfshiheshin Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj dhe Gledis Nano.

“Komisioni i Përzgjedhjes për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), në mbledhjen e datës 26.11.2025, në prani të përfaqësuesve të ICITAP dhe Bashkimit Europian, vendosi t’i rekomandojë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për emërim, z. Joni Keta, për një mandat 5-vjeçar”, thuhet në njoftimin zyrtar të SPAK.

Kush është Joni Keta

Joni Keta ka një karrierë të gjatë në fushën e hetimit kriminal. Ai ka shërbyer si Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe, pas shkrirjes së saj, u transferua në strukturën e BKH-së, ku ka mbajtur detyra drejtuese.

Gjatë karrierës së tij, ai është angazhuar ngushtësisht me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë ICITAP, dhe shpesh është parë në krah të përfaqësuesve të Departamentit Amerikan të Shtetit në aktivitetet e BKH-së.

Joni Keta është djali i prokurorit Hysen Keta dhe i profesoreshës së njohur Majlinda Keta. Nga ana e babait, ai është nip i Myslym Ketës, figurë e shquar e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, i nderuar me titullin “Hero i Popullit”.

Nëse KLP miraton kandidaturën, BKH do të ketë në krye një prej oficerëve me eksperiencën më të gjatë brenda strukturës së saj, në një moment ku pritshmëritë për rritjen e efikasitetit të hetimeve janë të larta.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat