Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka kritikuar ashpër ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, i cili aktualisht ndodhet në arrati, gjatë një seance në Komisionin e Ekonomisë.
Duke diskutuar projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, Braçe akuzoi Ahmetajn se bashkoi skemën e kompensimit të fermerëve me atë të TVSH-së, çka sipas tij solli humbje dhe vjedhje masive.
“Skemën e kompensimit të fermerit bëje si të duash, por dua të ndalemi te rregulli i TVSH në blerje dhe shitje. Në 2018 kanë qenë bashkë. Eksperti i madh i asaj kohe i bëri bashkë dhe çfarë ndodhi? U vodh masivisht. Eksperti i madh i asaj kohe e rrënoi! Tani nuk ka kërkuar kush që të shërbejë si kompensim, jo! Zbatim i skemës së TVSH,” tha Braçe.
Deklarata e tij vjen ndërsa diskutohen ndryshimet ligjore që synojnë rregullimin e tatimit mbi vlerën e shtuar dhe kompensimet për fermerët.



