back to top
14.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaRama u përgjigjet gjyqtarëve: Unë nuk bëj presion, luftoj për drejtësinë

Rama u përgjigjet gjyqtarëve: Unë nuk bëj presion, luftoj për drejtësinë

Shoqata e Gjyqtarëve ka bërë një deklaratë duke u ankuar për “presionin” tim ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar duke thënë se ka dy mundësi, ose Shoqata nuk e kupton kuptimin e fjalës “presion”, pasi nuk e ka parë të ankohen për ndërhyrje të tjera, ose e dinë që kur ankohen për të, nuk ka asnjë efekt.

“Unë jam ai që kam 10 vjet që nuk luftoj me ta, po luftoj për ta, madje duke i përtypur në heshtje, si çështje të pavarësisë së shpallur botërisht me Reformën në Drejtësi, edhe jo pak ‘lajthitje’ të dhimbshme të gjyqësorit, në dëm të lirive e të drejtave të njerëzve të këtij vendi dhe të interesave të këtij shteti”, ka thënë Rama.

Ai thekson se Shoqata e Gjyqtarëve gabon nëse pret që ai të heshtë edhe kur është vetë palë në një çështje kushtetuese.

“Funksioni që mbuloj, me votat e afro 1 milionë shqiptarëve, është goditur në pavarësinë e vet nga një prokuror e një gjykatës dhe rrezikon të gjymtohet për sot e për të ardhmen. Heshtja ime herën e parë nuk do të përsëritet këtë herë”, shton Rama.

Kryeministri kritikon edhe kërkesën e Shoqatës për (ri)rritjen e pagave të gjyqtarëve me vendim gjykate, duke anashkaluar kompetencat e qeverisë dhe parlamentit. Ai e cilëson këtë kërkesë si skandaloze dhe të përsëritur.

“Shoqata po tenton të marrë nga buxheti i shtetit një rritje të re prej plot 1,600 eurosh – po po, 1,600 euro plus pagës aktuale, të pagave të magjistratëve e të këshilltarëve të tyre. Kjo nuk do të ndodhë”, thekson Rama.

Megjithatë, Kryeministri nënvizon se qeveria dhe shumica parlamentare mirëpresin çdo komunikim institucional me Shoqatën e Gjyqtarëve për të adresuar nevojat dhe sfidat e drejtësisë së re.

“Parimi i shenjtë i pavarësisë së gjyqësorit duhet mbrojtur me çdo kusht, jo vetëm nga ndërhyrjet e jashtme, përfshirë edhe mua vetë, po edhe nga krimbi i brendshëm i papërgjegjshmërisë së gjyqtarëve, i cili bren përditë besimin e popullit tek drejtësia”, përfundon Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat