Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka reaguar për mediat pas daljes së tij nga SPAK, ku u pyet lidhur me çështjen e “21 Janarit”.
Topi kërkoi mirëkuptimin e gazetarëve për të mos dhënë detaje nga hetimi, duke shpjeguar se procedura është ende në fazë të sekretit hetimor.
“Kam qenë në atë kohë kryetar shteti. Kam filluar vazhdimisht për ‘21 Janarin’ në respekt të transparencës ndaj publikut. Por duke qenë se është proces nën hetim nuk them dot më shumë se kaq. SPAK heton për të dalë tek e vërteta”, deklaroi ish-presidenti.
Ai theksoi se qëllimi i hetimeve të SPAK-ut është të zbardhë të vërtetën për ngjarjet e 21 Janarit, duke respektuar procedurat ligjore dhe pa komentuar më shumë mbi detajet që mund të jenë pjesë e hetimit.



