back to top
17.5 C
Tirana
E enjte, 5 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitetKosovaVerifikim pasurie?/ Osmani kërkon proces të drejtë dhe të paanshëm

Verifikim pasurie?/ Osmani kërkon proces të drejtë dhe të paanshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas raportimeve se ajo pritet t’i nënshtrohet një verifikimi të pasurisë nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit.

Reagimi është bërë publik përmes këshilltarit të saj për media, Bekim Kupina, i cili ka deklaruar se presidentja Osmani mirëpret çdo verifikim nga cilido institucion, për sa kohë që ai bazohet në pavarësi, paanshmëri, integritet dhe ligj.

“Presidentja Osmani mirëpret çfarëdo verifikimi nga cilido institucion, që është i bazuar në pavarësi, paanshmëri, integritet, ligj dhe fakte të vërteta, por jo në fushata njollosjesh, të cilat dihet mirëfilli pse po ndodhin në këtë fazë”, ka deklaruar Kupina për Telegrafin.

Nga ana tjetër, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka bërë të ditur se aktualisht nuk mund të japë asnjë koment lidhur me këtë çështje, duke mos e konfirmuar dhe as mohuar ekzistencën e një procedure të mundshme ndaj presidentes.

Çështja ka nxitur reagime në opinionin publik, ndërsa institucionet përkatëse nuk kanë dhënë ende një qëndrim zyrtar mbi hapat e mëtejshëm.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat