back to top
4.5 C
Tirana
E diel, 18 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetBotaIzraeli sulme kundër Hezbollahut në zona të Libanit

Izraeli sulme kundër Hezbollahut në zona të Libanit

Ushtria izraelite ka bërë me dije se të premten kreu sulme kundër Hezbollahut në disa zona të Libanit.
Sulmet kishin në shënjestër depot e armëve dhe një strukturë prodhimi armësh, të përdorura për rehabilitimin dhe përforcimin ushtarak të organizatës terroriste Hezbollah.

Sulmet u kryen në jug të vendit në zona të largëta në kufi, si dhe në Luginën Bekaa ku Hezbollahu ka një prani të fortë. Nga sulmet nuk u raportua për viktima.

Libani është nën presion të fortë nga Shtetet e Bashkuara për të çarmatosur Hezbollahun, i cili doli i dobësuar në nëntor 2024 nga një luftë vdekjeprurëse me Izraelin.

Të enjten, ushtria libaneze tha se kishte arritur objektivat e fazës së parë të planit të saj, i cili konsiston në çarmatosjen e lëvizjes shiite në zonën midis kufirit me Izraelin dhe lumit Litani, rreth 30 kilometra më në veri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat