back to top
11.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetInceneratori i Tiranës/ Rama sulmon gazetaren Klodiana Lala

Inceneratori i Tiranës/ Rama sulmon gazetaren Klodiana Lala

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të forta ndaj gazetares Klodiana Lala, pas një postimi të saj në rrjetet sociale lidhur me inceneratorin e Tiranës dhe ndotjen nga plastika.

Në reagimin e tij, Rama tha se ka vendosur të heqë emrin e gazetares nga komenti, jo për të shmangur polemikat personale, por për t’u fokusuar tek ajo që e cilëson si “fakt skandaloz”: sipas tij, Lala dizinformon qytetarët duke i bërë të mendojnë se inceneratori i Tiranës është përgjegjës për shishet dhe qeset plastike që hidhen në rrugë dhe përfundojnë në lumenj, kanale dhe det.

“Komentatori-torja është gazetar-tare të cili-cilës ia hoqa emrin se nuk më intereson asfare polemika personale, po fakti skandaloz që një zëdhënës-nëse e opinionit publik, me një injorancë të ububushme… u thotë qytetarëve se inceneratori e ka fajin për shishet e qeset plastike… Ndërsa lloji i dytë i gazetarëve, që lexon, informohet dhe informon, pakësohet dhe publiku përmbytet nga prurjet e urrejtjes, shpifjes e dizinformimit,” shkruan Rama.

Në postimin e saj, gazetarja Lala kishte shkruar:
“O mbret (qe je lakuriq) po te funksiononte inceneratori i Tiranes kete malin me plehra do e kishte djegur… (Milionat jane vjedhur e ti ben propagande me ne).”

Ngjarja rikthen debatin mbi rolin e inceneratorëve dhe përgjegjësinë për menaxhimin e mbetjeve në Shqipëri, si dhe tensionet mes qeverisë dhe gazetarëve që kritikojnë projektet e qeverisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat