Xhaxhai i Aleks Nikës, i vrarë më 21 janar 2011, Mark Nika, ishte sot në SPAK, ku u takua me prokurorin e çështjes, Alfred Shehu.
Pas takimit, Mark Nika deklaroi se ka kërkuar informacion mbi ecurinë e hetimeve, duke theksuar se familja është palë në proces. Sipas tij, prokurori e ka informuar se hetimet janë në vijim dhe kanë shënuar përparim.
“Për të mësuar mbi ecurinë e hetimeve, sepse jemi palë në hetim. Ai më shpjegoi se hetimet po ecin dhe kanë përparim. Se kur do të përfundojnë, kjo është çështje e tyre. Nuk u futa në hollësi. Ne kërkojmë me insistim që çështja të avancojë. Drejtësinë e kemi kërkuar gjithmonë nga drejtësia, jo nga e vjetra, por tani nga SPAK. Drejtësinë e duam vetëm nga SPAK”, u shpreh ai.



