Prokuroria e Posaçme ka kërkuar një vit e gjysmë burg për Majlinda Bufi, kryetaren e Bashkia e Roskovecit, e akuzuar për përdorim të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore.
Sipas prokurorisë, në rast të gjykimit të shkurtuar, dënimi do të ulej në 1 vit dhe do të pezullohej për 2 vjet, duke përfshirë edhe shërbim prove.
Prokurorja Dorina Bejko ka kërkuar gjithashtu një masë shtesë: që kryetarja e bashkisë të mos ushtrojë funksione publike për 5 vjet.



