back to top
13.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetSocialeUra rrezikon shembjen/ ARRSH mbyll plotësisht rrugën Librazhd–Prrenjas

Ura rrezikon shembjen/ ARRSH mbyll plotësisht rrugën Librazhd–Prrenjas

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur të bllokojë plotësisht aksin rrugor Librazhd–Prrenjas, për shkak të një urë që po shembet në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”.

Kreu i ARRSH deklaroi se situata është përkeqësuar ndjeshëm dhe rruga nuk ofron më siguri për qarkullim, prandaj autoriteti është i detyruar të ndërpresë trafikun. Ai bëri thirrje të fuqishme për qytetarët që të shmangin këtë aks, pasi do të përballen me radhë pritjeje.

“Si autoritet e kemi mbikëqyrur prej javësh, por gjatë 48 orëve të fundit ka pasur përkeqësim të ndjeshëm. Jemi të detyruar të bllokojmë tërësisht trafikun. Në mëngjes ura ishte spostuar 27 metra, ndërsa aktualisht 29 metra. Poshtë saj po thërrmohet betoni, ndaj bllokimi total është i domosdoshëm, edhe për mjetet normale. Nuk mund të japim një parashikim për hapjen e rrugës, por punimet do të nisin menjëherë,” tha kreu i ARRSH.

Sipas tij, shkaqet e dëmtimit janë natyrore, pasi zona është ujëmbajtëse, dhe ura aktualisht nuk garanton siguri për qarkullimin.

Autoriteti paralajmëron se nuk dihet ende sa kohë do të zgjasin punimet, dhe qytetarët duhet të shmangin këtë rrugë për të mos bllokuar trafikun.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat