Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për dosjen e njohur të Sterilizimit, duke dhënë dënime për disa prej të pandehurve, ndërsa të tjerë janë shpallur të pafajshëm për disa nga akuzat më të rënda.
Ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, u shpall i pafajshëm për akuzën e grupit të strukturuar kriminal, por fajtor për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “falsifikim”. Në përfundim, ai u dënua me 6 vite burg, dënim që ulet në 4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Edhe biznesmeni Ilir Rrapaj u shpall i pafajshëm për akuzën e grupit kriminal. Gjykata e dënoi atë me 6 vite burg, të reduktuara në 4 vite për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar.
Mjeku Arben Gjata u dënua me 3.6 vite burg, që me uljen për gjykim të shkurtuar zbresin në 2.4 vite. Megjithatë, gjykata vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe vendosjen e tij në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare.
Ndërkohë, Genc Byrazeri është dënuar me 1.6 vite burg, dënim i cili është konvertuar përfundimisht në 80 orë punë në interes publik.
Për Naile Ajazi, gjykata vendosi dënimin me shërbim prove për 2 vite.
Të gjitha dënimet janë dhënë me procedurën e gjykimit të shkurtuar, çka ka sjellë ulje të masës së dënimit për të pandehurit.
Ndërkohë, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, po gjykohet veçmas me procedurë të zakonshme. Ai dhe tetë persona të tjerë, mes tyre ish-zyrtarë dhe biznesmenë, janë hetuar nga SPAK për koncesionin e sterilizimit,



