KreuAktualitetPolitika“Si nuk e pyeti askush?”/ Murrizi me kritika të forta për seancën...

“Si nuk e pyeti askush?”/ Murrizi me kritika të forta për seancën dëgjimore të kreut të SPAK

Ish-deputeti Myslym Murrizi ka reaguar pas seancës dëgjimore të kreut të SPAK, Klodian Braho, në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi, duke kritikuar deputetët për pyetjet e drejtuara ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murrizi shprehet se është habitur nga fokusi i pyetjeve të deputetëve, duke pretenduar se janë shmangur çështje që, sipas tij, kanë interes të lartë publik dhe lidhen me vendimmarrje të rëndësishme të SPAK-ut.

“U habita shumë nga pyetjet e disa deputetëve që ‘gozhduan’ Klod Brahon e SPAK-ut sot në komisionin Xhafaj”, shkruan Murrizi.

Ish-deputeti ngre një sërë pyetjesh lidhur me procedimet e pushuara nga SPAK, duke përmendur çështje që lidhen me ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, gjyqtaren e GJKKO-së, Irena Gjoka, si dhe anëtarin e KLP-së, Olger Emina. Sipas tij, deputetët duhej të kishin kërkuar shpjegime për arsyet e këtyre vendimeve.

Një pjesë e rëndësishme e reagimit të Murrizit lidhet me kompaninë “Bankers Petroleum”, për të cilën ai pretendon se duhen hetuar detyrimet fiskale ndër vite, si dhe roli i ish-zyrtarëve të institucioneve financiare dhe tatimore. Ai ka kritikuar gjithashtu faktin që, sipas tij, nuk është diskutuar vendimi për lirimin e dy ish-administratorëve të kompanisë.

Murrizi ka ngritur pikëpyetje edhe për çështjen e njohur si “anijet e Bangladeshit”, duke pretenduar se shteti shqiptar ka pësuar një dëm të konsiderueshëm financiar, si dhe ka kërkuar hetime për menaxhimin e fondeve të bujqësisë dhe kontratat koncesionare në sektorin e shëndetësisë.

Në reagimin e tij, ai përmend emra të ish-zyrtarëve dhe biznesmenëve, mes tyre Frida Krifca, Anila Denaj dhe Klod Allajbeu, duke kërkuar transparencë dhe hetime më të gjera nga SPAK për çështjet që, sipas tij, kanë prekur interesin publik.

Murrizi ka kritikuar gjithashtu mungesën e pyetjeve lidhur me ritmin e hetimeve dhe proceseve gjyqësore për disa çështje të bujshme, duke pretenduar se ka standarde të ndryshme në trajtimin e dosjeve nga organet e drejtësisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat