KreuAktualitetPolitikaShtatori nis me tensione/ Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë

Shtatori nis me tensione/ Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë

Shtatori ka nisur me përshkallëzim të protestës qytetare, teksa protestuesit kanë bllokuar hyrjet e Kryeministrisë, duke sjellë edhe shtim të forcave të Policisë së Shtetit në zonë.

Protestuesit kanë vijuar me thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij. Mes thirrjeve të dëgjuara gjatë protestës kanë qenë “Arrestoni Ramën!”, “Jep dorëheqjen!” dhe “Ju erdhi fundi!”.

Situata është shoqëruar me tensione mes protestuesve dhe policisë. Forcat e rendit u kanë bërë thirrje protestuesve të shpërndahen dhe të lirojnë rrugën, ndërsa tubimi ka vijuar me tensione.

Protesta e sotme shënon ditën e 94-t të aksionit të vazhdueshëm kundër qeverisë, i cili vijon prej më shumë se tre muajsh.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Ata kërkojnë gjithashtu ndryshimin e klasës politike dhe krijimin e një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor.

Organizatorët kanë paralajmëruar se protestat do të përshkallëzohen gjatë muajve shtator dhe tetor, ndërsa u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen mobilizimit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat