back to top
13.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetKomisioni hetimor për Koncesionet në Shëndetësi/ Thirren Edi Rama dhe Vilma Nushi

Komisioni hetimor për Koncesionet në Shëndetësi/ Thirren Edi Rama dhe Vilma Nushi

Anëtarët e opozitës në Komisionin Hetimor për Sterilizimin kanë paraqitur dokumentin ku kërkojnë që sot të dëshmojë kryeministri Edi Rama. Dokumenti është firmosur nga 7 deputetët e opozitës në komision.

Kërkesa për thirrjen e tij është bërë “në cilësinë e Kryeministrit i cili ka firmosur VKM-në për dhënien me koncension të këtyre shërbimeve duke mbështetur e promovuar publikisht këto koncensione edhe pas fillimit të çështjes penale nga organet e drejtësisë”.

Në dokumentin e publikuar nga PD kërkohet thirrja si dëshmitare po këtë të mërkurë edhe e zonjës Vilma Nushi në cilësinë e pronares së dy kompanive që ka marrë një nga koncesionet, objekt i veprimtarise hetimore të këtij Komisioni. Sipas tyre, Vilma Nushi është përfituese indirekte dhe direkte 1.5 mln eurove nga dividenti.

Sipas deputetëve të PD, refuzimi i përsëritur nga ana e anëtarëve të mazhorancës në këtë Komision, për të thirrur si dëshmitarë z. Edi
Rama dhe zonjën Vilma Nushi, për anëtarët e opozitës, është tërësisht në kundërshtim me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i takon Ligjit për Komisionet Hetimore dhe ligjet në fuqi.

“Komisioni është i detyruar që të thërrasë për të dëshmuar para tij, jo vetëm Z. Edi Rama por të gjithë personat për të cilët anëtarët e opozitës, si inicues të këtij Komisioni, kanë kërkuar që të paraqiten e të dëshmojnë”, thuhet në dokumentet e publikuara.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat