back to top
9.5 C
Tirana
E hënë, 24 Shkurt, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaGJKKO jep vendimin për Granit Gjanën/ Ish-zyrtari i Bashkisë Kukës, dy vite...

GJKKO jep vendimin për Granit Gjanën/ Ish-zyrtari i Bashkisë Kukës, dy vite në shërbim prove

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK -ut dhe ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg ish nën kryetarin e Bashkisë Kukës, Granit Gjana, për “shkelje të barazisë në tendera” në dy raste.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar Gjana ka përfituar ulje me 1/3 e dënimit.

Gjykata ka vendosur që dënimi t’I konvertohet në 2 vite shërbim prove.

Vendimi i GJKKO-së

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur
pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ҫështjes penale në ngarkim të
të pandehurit Granit Gjana, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë
së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në dy raste, parashikuar nga neni
258/2 i Kodit Penal”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim
të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Erjon Çela dhe Flojera
Davidhi, me vendimin Nr. 71, datë 27.11.2024 vendosi:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Granit Gjana, për kryerjen e veprës penale
    “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”,
    parashikuar nga neni 258 paragrafi i dytë i Kodit Penal, (për procedurën e
    prokurimit me nr. REF-56811-01-24-2023, me objekt “Blerje karburanti”) dhe
    dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Granit Gjana, për kryerjen e veprës penale
    “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”,
    parashikuar nga neni 258 paragrafi i dytë i Kodit Penal, (për procedurën e
    prokurimit me nr. REF-70621-05-25-2023, ne objekt “Blerje karburani”) dhe
    dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
  3. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të
    pandehurit Granit Gjana me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim.
  4. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar
    përfundimisht të pandehurin Granit Gjana me 1 (një) vit burgim.
  5. Në bazë të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim
    dhe vënien në provë të të pandehurit Granit Gjana për një periudhë prej 2 (dy)
    vitesh, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
  6. Urdhërohet i pandehuri Granit Gjana të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës
    Tiranë dhe të mos marrë kontakt me persona të dënuar.
  7. Në aplikim të nenit 35 të Kodit Penal, heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione
    publike për të pandehurin Granit Gjana për 5 (pesë) vjet.
  8. Në bazë të neneve 261 pika 1 gërma “b” dhe 389 pika 1 të Kodit të Procedurës
    Penale, shuarjen e masës së sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre
    a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, të caktuar ndaj shtetasit Granit Gjana me Vendimin nr. 133, datë 01.12.2023 të
  9. Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
  10. Organizuar.
  11. Në lidhje me provat materiale, Gjykata disponon në mbështetje të nenit 190 të
    Kodit të Procedurës Penale, si më poshtë:
  12. Provat materiale të sekuestruara sipas procesverbaleve të sekuestrimit datë
    12.07.2023, që kanë të bëjnë me procedurat e prokurimit me nr. REF-56811-01-
    24-2023 dhe nr. REF-70621-05-25-2023, t’i kthehen autoritetit kontraktor,
    Bashkia Kukës.
  13. 1 (një) CD me materialet e përgjimit të qëndrojnë në fashikullin e gjykimit.
  14. Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë fazës së hetimit paraprak, në masën ****
    lek, gjatë seancës paraprake dhe gjatë gjykimit (sipas formularit bashkëlidhur këtij
    vendimi), i ngarkohen të pandehurit.
  15. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
    të ekzekutojë këtë vendim.
  16. Kundër vendimit lejohet apel brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit
    për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
    spot_img
    ARTIKUJ TË NGJASHËM
    - Advertisment -spot_img

    Më të Lexuarat