back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuSportiShorti për Botërorin më 13 dhjetor/ Agjenda e Silvinjos

Shorti për Botërorin më 13 dhjetor/ Agjenda e Silvinjos

Patjetër që i zhgënjyer dhe i keqardhur për atë rezultat me Ukrainën, pasi një fije peri e ndau Kombëtaren shqiptare nga vendi i dytë, Silvinjo ka marrë pushimet.

Trajneri është larguar për të kaluar kohë me familjen e tij dhe ndoshta për të reflektuar për atë se çfarë ndodhi në këtë edicion në Ligën e Kombeve. Ndeshje me luhatje, ku erdhën dy fitore jashtë fushe dhe dy humbje në shtëpi, megjithatë gjithsecili do të marrë pasojat në fund të fundit.

Braziliani i stolit do të udhëtojë drejt Zyrihut më 13 dhjetor ku do të jetë i pranishëm në ceremoninë e shortit të kualifikueseve të Botërorit 2026, ndeshje të cilat do të fillojnë në muajin mars. Shqipëria është në vazon e tretë dhe do të shortohet në një prej 12 grupeve që do të jenë me katër ose pesë skuadra.

Më pas, trajneri dhe stafi teknik do të rikthehen në Tiranë në muajin janar, për të nisur nga puna për kualifikueset e Botërorit. Një projekt i ri i cili ka qenë dhe është gjithmonë objektiv i federatës, një pjesëmarrje e mundshme e Kombëtares për herë të parë në histori.

Patjetër që ka shumë punë, si me ndjekjen e lojtarëve ku nuk përjashtohet thirrja e ndonjë emri të ri për të plotësuar ato pozicione ku ekipi është “zbuluar”, por edhe me konsolidimin e grupit aktual.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat