Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Myrto Uzuni po spikat me Granadën. Kapiteni i klubit spanjoll shënoi në fundjavë golin e 44-të për Granadën duke barazuar rekordin e golave të marokenit El Arabit.
Pasi shënoi golin me Almeiran, Granada e postoi në rrjetet sociale duke shkruar: “D10S”.
Një shkrim që përdoret nga tifozët për Messin dhe legjendën Maradona. Uzuni ishte dhe kapiten në ndeshjen e fundit, teksa mban numrin 10-të në fanellë.
Në fund klubi i tij nuk ia doli të fitojë, pasi Almeira përmbysi rezultatin me dy gola në minutat e fundit të kohës së rregullt.




