back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëShtetet e Bashkuara vendosin sanksione të reja ndaj Kinës në prodhimin e...

Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione të reja ndaj Kinës në prodhimin e çipeve

Shtetet e Bashkuara vendosën kontrolle të reja eksportesh për të bllokuar aksesin e Kinës në teknologji të avancuara të gjysmëpërçuesve dhe në përpjekje për të ngadalësuar zhvillimi e inteligjencën artificiale për aplikime ushtarake.

Kufizimet e eksporteve për mjetet kritike të prodhimit të çipeve do të ndikojë kompanitë Amerikane dhe ato të huaja që përdorin teknologji Amerikane në pajisjet e tyre të prodhimit të çipeve.

Shtetet e Bashkuara do të parandalojnë eksportin e memories së avancuar me bandwidth të lartë (HBM), një komponent kritik për çipet AI për Kinën.

Sekretarja Amerikane e Tregtisë Gina Raimondo tha se kontrollet e reja, të cilat ndjekin dy fushatat e kaluara të sanksioneve vendosur në Tetor të 2022 dhe 2023, janë të nevojshme.

Ajo tha se masat e reja janë kontrollet më të forta vendosur nga SHBA-ja ndaj Kinës në përpjekje për të bllokuar aftësinë e saj të prodhimit të çipeve më të avancuara që përdoren në modernizimin e ushtrisë së tyre. /PCWorld Albanian

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat