back to top
19.5 C
Tirana
E martë, 29 Prill, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaAbuzimi me banesat sociale, pas tërmetit/ GJKKO dënon 8 persona, emrat

Abuzimi me banesat sociale, pas tërmetit/ GJKKO dënon 8 persona, emrat

GJKKO ka dënuar tetë persona të cilët kanë abuzuar më dhënien e banesave sociale pas tërmetit.

Të dënuarit janë Gezim Sylaj, Vasil Karasaliu, Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj, të cilët akuzohen për kryerjen e veprave penale “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, si dhe për përfitime të tjera të paligjshme.

Gjithashtu GJKKO ka vendosur edhe për tre persona të tjerë, Gazmend Panxha, Shyqyri Dema dhe Sokol Sylaj, të cilët akuzohen për dhënie ryshfeti për të përfituar banesa sociale.

Nga veprimet hetimore të Prokurorisë u vërtetua se Gezim Sylaj, Vasil Karasliu, Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj kishin ngritur skemën e përfitimeve të paligjshme, duke u prezantuar si punonjës me funksione drejtuese në administratën shtetërore, të cilët kishin dhe mundësi vendimmarrjeje në dhënien e banesave sociale që ndodheshin në zonën e Spitallës, Durrës, personave të interesuar, kundrejt shumave monetare prej mijëra eurove, që sipas tyre do shërbenin për bllokimin e banesës përmes dhënies së “kafeve” ndaj të tretëve.

Njoftimi i GJKKO-së:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur
pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale, që i përket
procedimit penal nr. 11, të viti 2023, në ngarkim të të pandehurve Gëzim Sylaj, Vasil
Karasaliu, Viola Mema, Behare Luzi, Enxhi Çelaj, Gazmend Panxha dhe Sokol
Sylaj”.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim
të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Etleva Deda dhe Erjon
Çela, me vendimin Nr. 33, datë 28.04.2025 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Sylaj, për kryerjen e veprës penale
të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione
publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Vasil Karasaliu, Viola
Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj (në episodin e Agjentit në mbulim), të
parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dhe
dënimim e tij me 3 (tre) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Sylaj, për veprën penale “Ushtrimi
i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer
në bashkëpunim me të pandehurit Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi
Çelaj (në episodin e Gazmend Panxha dhe Shyqyri Dema), të parashikuar nga
nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dënimin e tij me 2 (dy)
vite e 9 (nëntë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Sylaj, për veprën penale të
“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione
publike”, në dëm të Sokol Sylaj, të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i
katërt i Kodit Penal, dënimin e tij me 2 (dy) vite e 3(tre) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Gëzim Sylaj, për veprën penale të
“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar
nga neni 280 i Kodit Penal, dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve dënimi i të
pandehurit Gëzim Sylaj me një masë të vetme prej 3 (tre) vite e 6 (gjashtë)
muaj burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i
pandehuri përfundimisht me 2 (dy) vite e 4 (katër) muaj burgim.
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
Vuajtja e dënimit për të pandehurin Gëzim Sylaj, të fillojë nga dita e arrestimit
të tij, datë 19.11.2024, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Vasil Karasaliu, për kryerjen e veprës
penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë
funksione publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gezim Sylaj,
Viola Mema, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj (në episodin e Agjentit në
mbulim), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit
Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i
pandehuri përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin Vasil Karasaliu, të fillojë nga dita e
arrestimit të tij, datë 19.11.2024, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së
zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurës Viola Mema, për kryerjen e veprës penale
të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione
publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gezim Sylaj, Vasil
Karasaliu, Behare Luzi dhe Enxhi Çelaj (në episodin e Agjentit në mbulim),
të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dhe
dënimin e saj me 2 (dy) vite e 9 (nëntë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurës Viola Mema, për veprën penale “Ushtrimi
i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer
në bashkëpunim me të pandehurit Gëzim Sylaj, Behare Luzi dhe Enxhi
Çelaj, (në episodin e Gazmend Panxha dhe Shyqyri Dema), të parashikuar nga
nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dhe dënimin e saj me 2
(dy) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve dënimi i të
pandehurës Viola Mema me një masë të vetme prej 3 (tre) vite burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar e
pandehura përfundimisht me 2 (dy) vite burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurën Viola Mema, të fillojë nga dita që do
ekzekutohet vendimi, dhe të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Deklarimin fajtor të të pandehurës Behare Luzi, për kryerjen e veprës penale
të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione
publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gezim Sylaj, Vasil
Karasaliu, Viola Mema dhe Enxhi Çelaj (në episodin e Agjentit në mbulim),
të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dhe
dënimin e saj me 2 (dy) vite e 9 (nëntë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurës Behare Luzi, për kryerjen e veprës penale
të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione
publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gezim Sylaj, Viola Mema
dhe Enxhi Çelaj, (në episodin e Gazmend Panxha dhe Shyqyri Dema), të
parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dhe
dënimin e saj me 2 (dy) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.
18. Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, dënimi i të
pandehurës Behare Luzi me një masë të vetme prej 3 (tre) vite burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar e
pandehura përfundimisht me 2 (dy) vite burgim.
Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të
mëtejshëm të vendimit me burgim për të pandehurën Behare Luzi, duke u
detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës
Durrës. Vënia në provë e të pandehurës për një periudhë kohe prej 4 (katër)
vitesh, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, detyrohet e pandehura që gjatë kohës së
provës: a).T’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit
të Provës; b).Të marrë pëlqimin në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës për
ndryshimin e vendbanimit.
Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit
“Arrest në burg” caktuar me vendimin Nr.134 datë 17.11.2024, të Gjykatës
së Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke
urdhëruar lirimin e menjëhershëm të saj nga ambjentet e paraburgimit nëse
nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi apo dënim penal.

Deklarimin fajtor të të pandehurës Enxhi Çelaj, për kryerjen e veprës penale
të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione
publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gezim Sylaj, Vasil
Karasaliu, Viola Mema dhe Behare Luzi, (në episodin e Agjentit në
mbulim), të parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit
Penal, dhe dënimin e saj me 2 (dy) vite e 7(shtatë) muaj burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurës Enxhi Çelaj, për kryerjen e veprës penale
të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione
publike”, kryer në bashkëpunim me të pandehurit Gezim Sylaj, Viola Mema
dhe Behare Luzi (në episodin e Gazmend Panxha dhe Shyqyri Dema), të
parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i katërt dhe 25 të Kodit Penal, dhe
dënimin e saj me 2 (dy) vite e 4(katër) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, në bashkim të dënimeve, dënimi i të
pandehurës Enxhi Çelaj me një masë të vetme prej 2 (dy) vite e 9(nëntë)
muaj burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar e
pandehura përfundimisht me 1 (një) vit e 10 (dhjetë) muaj burgim.
Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të
mëtejshëm të vendimit me burgim për të pandehurën Enxhi Çelaj, duke u
detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës
Durrës. Vënia në provë e të pandehurës për një periudhë kohe prej 3 (tre)
vitesh e 8(tetë) muaj, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër
tjetër penale.
Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, detyrohet e pandehura që gjatë kohës së
provës: a).T’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit
të Provës; b).Të marrë pëlqimin në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës për
ndryshimin e vendbanimit.
Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit
“Arrest në burg” caktuar me vendimin Nr.134 datë 17.11.2024, të Gjykatës
së Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke
urdhëruar lirimin e menjëhershëm të saj nga ambjentet e paraburgimit nëse
nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi apo dënim penal.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Gazmend Panxha, për kryerjen e veprës
penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë
funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë i Kodit Penal,
dhe dënimin e tij me 1(një) vit e 3(tre) muaj burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i
pandehuri përfundimisht me 10(dhjetë) muaj burgim burgim.
Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të
vendimit me burgim për të pandehurin Gazmend Panxha, duke u detyruar
që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës Durrës.
Vënia në provë e të pandehurit për një periudhë kohe prej 20 (njëzet) muaj,
me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, detyrohet i pandehuri që gjatë kohës së
provës: a).T’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit
të Provës; b).Të marrë pëlqimin në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës për
ndryshimin e vendbanimit.
Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit
“Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, sipas nenit 234 të
K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr. 134, datë 17.11.2024 të Gjykatës së
Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Sokol Sylaj, për kryerjen e veprës penale të
“Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione
publike”, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë i Kodit Penal, dhe
dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i
pandehuri përfundimisht me 8(tetë) muaj burgim burgim.
Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të
vendimit me burgim për të pandehurin Sokol Sylaj, duke u detyruar që të
mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës Durrës. Vënia
në provë e të pandehurit për një periudhë kohe prej 16 (gjashtëmbëdhjetë)
muaj, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.
Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, detyrohet i pandehuri që gjatë kohës së
provës: a).T’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit
të Provës; b).Të marrë pëlqimin në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës për
ndryshimin e vendbanimit.
Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit
“Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, sipas nenit 234 të
K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr. 134, datë 17.11.2024 të Gjykatës së
Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Lidhur me Provat materiale bazuar në nenin 190 të K.Pr.Penale, gjykata
disponon ashtu sikurse ka kërkuar Prokurori si më poshtë:

I. Provat materiale lidhur me të pandehurin Gëzim SYLAJ

Bëhen pjesë e fashikullit të gjykimit, aktet e mëposhtme:

1. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep., dhe Nr. **** Kol., datë **** notere Sh.

2. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep., dhe Nr. **** Kol., datë **** notere R.J;
3. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere E.K;
4. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere L.M;
5. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere E. K;
6. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë ****notere E.K;
7. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** noter E.K;
8. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere O.G;
9. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere O.G;
10. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere E.K;
11. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere E.K;
12. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere S.T;
13. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere E.K;
14. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere G.B;
15. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere E.K;
16. Kontratë shitblerje datë **** e DRSHTRR Durrës.
17. Kontratë shitblerje datë **** e DRSHTRR Durrës;
18. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere E.L;
19. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** noter E.K;
20. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere Sh.Gj;
21. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë ****noter E.K;
22. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere E.K;
23. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere A.H;
24. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere E.F;
25. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** noter E.K;
26. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere G.B;
27. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** noter E.K;
28. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** noter E.K;
29. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol, datë **** noter E.K;
30. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** noter E.K;
31. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere E.K;
32. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere E.K;
33. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere E.K;
34. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere E.K;
35. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere E.K;
36. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere E.K;
37. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere E.K;
38. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere A.H;
39. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere A.H;
40. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere E.K;
41. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere E.K;
42. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere E.K;
43. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere E.K;
44. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** noter F.K;
45. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere E.K;
46. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** noter E.L;
47. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere G.B;
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
48. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere E.K;
49. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** noter E.K;
50. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** noter E.K;
51. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol, datë **** notere E.K;
52. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** noter E.K;
53. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere E.K;
54. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë ****notere E.K;
55. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere E.K;
56. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere M.D;
57. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere E.K;
58. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere E.K;
59. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere E.K;
60. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere G.B;
61. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere B.Ç;
62. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere G.B;
63. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere E.K;
64. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere E.K;
65. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere M.D;
66. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere E.K;
67. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere E.K;
68. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere E.K;
69. Prokurë e Posaçme Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** noter E.K;
70. Prokurë e Posaçme Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere G.B;
71. Revokim aktesh të tjera Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere
E.K;
72. Revokim aktesh të tjera Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** notere
E.K;
73. Autorizim për përdorim automjeti Nr. **** Rep., datë ****, noter Sh.Gj;
74. Prokurë e Posaçme Nr. **** Rep., dhe Nr. **** Kol., datë **** notere N.R;
75. Prokurë e Posaçme Nr. **** Rep., dhe Nr. **** Kol., datë **** notere L.L;
76. Prokurë e Posaçme Nr. **** Rep., dhe Nr. **** Kol., datë **** notere F.Z;
77. Dokumentet e automjetit **** në emër të shtetasit R.T.S;
78. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë ****noter E.K;
79. Kontratë shitblerje Nr. **** Rep dhe Nr. **** Kol., datë **** noter E.K;
80. 1 (Një) pistoletë sportive në kasën e saj me ngjyrë të zezë Ekol, Voltran me
numër serial ****, me 23 (njëzet e tre) fishekë sportivë, lënë në ruajtje në
DVPolicisë Tiranë, konfiskohet dhe kalon në favor të shtetit;
81. Aparat celular i markës Samsung 2-Flip ngjyrë gri, me tre kamera me IMEI:
**** dhe IMEI2: **** konfiskohet dhe kalon në favor të shtetit;
82. Aparat celular i markës Nokia me taste ngjyrë të zezë me Imei 1 **** Imei 2
**** konfiskohet dhe kalon në favor të shtetit;
83. Aparat celular Nokia me taste të bardha, i krisur në anën e pasme, me Nr. Imei
1 **** dhe Imei 2 ****, konfiskohet dhe kalon në favor të shtetit;
84. (një) Automjet X6 Driver me targë **** me dokumentacionin përkatës, lënë
në ruajtje në AAPSK, konfiskohet dhe kalon në favor të shtetit; si sende që
kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale;

II. Sendet materiale lidhur me të pandehurin Vasil KARASALIU
1.Aparat celular i markës Samsung S24 Ultra, me ngjyrë gri, me hapje pa kod
me Nr. Imei **** dhe Nr. Imei 2 **** me kartë Sim **** me kod pin të kartës
sim ****, konfiskohet dhe kalon në favor të shtetit;
2. 1 (një) Automjet Volksëagen Passat me targë **** me dokumentacionin
përkatës, lënë në ruajtje në AAPSK, konfiskohet dhe kalon në favor të shtetit; si
sende që kanë shërbyer për kryerjen e veprës penale;
III. Sendet materiale lidhur të pandehurën Behare LUZI;
1.Aparat celular i markës IPHONE, me IMEI: **** dhe IMEI2: **** me numër
Sim **** me kod ****, konfiskohet dhe kalon në favor të shtetit; si send që ka
shërbyer për kryerjen e veprës penale;
IV. Sendet materiale lidhur me të pandehurën Enxhi ÇELAJ
1.Aparat celular i markës Iphone 8+, ngjyrë të bardhë dhe rozë, me Nr IMEI:
**** me kartë Sim **** me kod hapjeje ****, konfiskohet dhe kalon në favor
të shtetit; si send që ka shërbyer për kryerjen e veprës penale;
V. Sendet materiale lidhur me të pandehurin Gazmend PANXHA;
1. Aparat celular i markës Iphone, ngjyrë e zezë, me Nr IMEI: **** me kartë
Sim **** i kthehet të pandehurit.
VI. Sendet materiale lidhur me të pandehurin Sokol SYLAJ
1. Aparat celular i markës Samsung, ngjyrë gri, ku ka në të kartën sim me numër
****, me kod hapje **** me IMEI: ****, i kthehet të pandehurit.
2. Aparat celular i markës Samsung, ngjyrë blu, pa kartë Sim, pa kod hapjeje,
me Nr Imei, i kthehet të pandehurit.
-Prova materiale:
-CD e përgjimeve dhe ato të ardhura nga Kompanitë celulare me shkresat
përkatëse, të bëhen pjesë e fashikullit.
41. Shpenzimet hetimore në masën 666,222 (gjashtëqind e gjashtëdhjetë e dyqind e
njëzet e dy) lekë si dhe ato gjyqësore (sipas proçesverbalit bashkëlidhur), ju
ngarkohen solidarisht të pandehurve.
42. Kundër vendimit lejohet ankim nga palët në Gjykatën e Posaçme të Apelit për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e
komunikimit të arsyetuar të këtij vendimi.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat