back to top
10.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaArenc Çela merr sërish drejtimin e Prokurorisë së Tiranës?/ Alfred Balla zbulon...

Arenc Çela merr sërish drejtimin e Prokurorisë së Tiranës?/ Alfred Balla zbulon rikandidimin

Kreu i Prokurorisë së Tiranës, Arenc Çela, e përfundojë mandatin më 10 tetor 2025. Sipas ligjit, gjashtë muaj para përfundimit të mandatit, ai ka paraqitur një kërkesë për rikandidim pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), duke i hapur rrugën KLP-së për të nisur procedurat e vlerësimit dhe kontrollit të kandidaturës së tij.

Konfimimi vjen për “E Vërteta.al”, nga ish kreu i KLP-së, Alfred Balla.

Në lidhje me këtë proces, ish-kryetari i KLP-së, Alfred Balla, u shpreh për E Vërteta.al:

“Sipas ligjit, 6 muaj para përfundimit të mandatit, ai ka paraqitur kërkesë për rikandidim pranë KLP.

KLP-ja ka filluar procedurat e kontrollit te pasurisë dhe figurës së tij si kandidat me të drejtë riemërimi dhe nëse kalon filtrat dhe vlerësimin profesional, ai riemërohet edhe për tre vite të tjera. Nëse nuk kualifikohet pozitivisht atëherë hapet gara për të tjerë kandidatë nga kjo prokurori.

Nëse KLP nuk arrin të perfundojë brenda datës 10 tetor 2025 këtë procedurë, atëherë vendoset caktim i përkohshëm si drejtues çdo tre muaj deri sa të merret vendimi përfundimtar për emërimin e tij.

Kjo praktikë është ndjekur edhe për drejtuesit e tjerë në detyrë që kanë mbushur afatin 3 vjeçar si i Elbasanit, Shkodrës, etj”.

V.nr .89 Verifikimi Arens Cela 

Balla nënvizon rëndësinë e ndjekjes së standardeve të qarta ligjore dhe profesionale, duke theksuar se çdo kandidat duhet të kalojë në mënyrë të paanshme dhe objektive të gjitha fazat e shqyrtimit.

Ky proces është thelbësor për garantimin e vazhdimësisë në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës dhe siguron që vendimi përfundimtar të merret në përputhje të plotë me ligjin. Praktika e ndjekur për drejtuesit që kanë përfunduar mandatin trevjeçar, si në rastet e Elbasanit dhe Shkodrës, tregon qartë standardin që KLP ka ndjekur vazhdimisht, duke ofruar stabilitet dhe siguri ligjore në institucionet e drejtësisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat