back to top
7.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetBotaSHBA jo edhe aq demokratike sa e besojmë?

SHBA jo edhe aq demokratike sa e besojmë?

Carla Bleiker

Për një kohë të gjatë, SHBA-ja e shihte veten si një demokraci shembullore: Një vend ku kombet e tjera mund të kthenin sytë, kur ndërtonin demokracitë e tyre pas fitimit të pavarësisë ose largimit të regjimeve autoritare.

Kjo manifestohet edhe në metaforën “city upon a hill”- “qytet mbi një kodër”. Politikanët nga John F. Kennedy e deri te Barack Obama i janë referuar SHBA-së si një fener i ndezur, ku drejtohen sytë e botës. Në vitin 1961, presidenti i zgjedhur Kennedy tha se bota shikon ende nga SHBA dhe demokracia e saj dhe se “qeveritë tona, në çdo drejtim, në çdo nivel, kombëtar, shtetëror dhe lokal, duhet të jenë si një qytet mbi një kodër”.

6 Janari 2021

Edhe më 6 Janar 2021, sytë e botës ishin drejtuar nga SHBA. Ishte dita, kur një turmë ekstremistësh të krahut të djathtë, të inkurajuar nga presidenti i atëhershëm Donald Trump, sulmuan Kapitolin e SHBA në një përpjekje për të ndërprerë transferimin demokratik të pushtetit pas zgjedhjeve të vitit 2020. Edhe në një sondazh të vitit 2023 nga agjencia e lajmeve Associated Press në bashkëpunim me Universitetin e Çikagos, vetëm 10% e pjesëmarrësve thanë se demokracia në SHBA po funksiononte jashtëzakonisht ose shumë mirë.

Pra, cila është gjendja e demokracisë amerikane sot para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024?

Mësymja e Kapitolit, turma njerëzish para ndërtesësMësymja e Kapitolit, turma njerëzish para ndërtesës

Kongresi amerikan nuk inspiron besimin tek demokracia

“Mendoj se është e drejtë të thuhet se amerikanët nuk kanë shumë besim tani në institucionet qeveritare,” u shpreh për DW Michael Berkman, drejtor i Institutit McCourtney për Demokraci dhe profesor i shkencave politike në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë. “Ata shikojnë një Kongres që nuk po funksionon aspak mirë dhe ndeshen me disa probleme mjaft të pazgjidhshme që qeveria nuk i ka trajtuar vërtet, si dhuna me armë dhe ndryshimi i klimës.”

Kamala Harris udhëton për takim me votuesit në Viskonsin, Harris përshëndet para ngjijes në avionKamala Harris udhëton për takim me votuesit në Viskonsin, Harris përshëndet para ngjijes në avion

Me paaftësinë e tyre për të zgjedhur një lider, shumica republikane në Dhomën e Përfaqësuesve e paralizoi Kongresin për javë të tëra në tetor 2023. Por edhe pa ndërprerje si kjo, kalimi i ndonjë ligji tek të dy dhomat e Kongresit – Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit – shkon ngadalë për shkak të partishmërisë të rrënjosur thellë mes republikanëve dhe demokratëve.

Polarizim i ashpër

“Është jashtëzakonisht e vështirë, ndonjëherë e pamundur, të miratohet legjislacioni edhe kur shumica dërrmuese e publikut e mbështet një masë të caktuar,” kritikon Vanessa Williamson, bashkëpunëtore e lartë në studimet e qeverisjes në institutin amerikan Brookings. “Ka një mosfunksionim shumë serioz në Uashington”, u shpreh ajo për DW.

Polarizimi i ashpër, hendeku midis mbështetësve demokratë dhe republikanë, do të thotë se të paktën gjysma e vendit ka të ngjarë të jetë jashtëzakonisht e pakënaqur me shumë vendime që merr qeveria e zgjedhur.

Pas zgjedhjeve të vitit 2020, shumë republikanë (të udhëhequr nga Trump) ishin aq të pakënaqur me rezultatet e zgjedhjeve saqë u përpoqën t’i injoronin ato, duke pretenduar në mënyrë të gabuar, se zgjedhjet u “vodhën” sa që përfundimisht, një turmë e atyre që i besuan pretendimet sulmuan Kapitolin. Një tranzicion paqësor i pushtetit është një nga shenjat dalluese të demokracisë, dhe kjo pothuajse nuk ndodhi në SHBA. “Unë mendoj se ajo që ndodhi më 6 janar dhe refuzimi i njërës palë për të pranuar rezultatet e zgjedhjeve është shumë e dëmshme për një demokraci, pasi pranimi i rezultatit të një zgjedhjeje është shumë qendror për politikën demokratike”, thekson Berkman.

Kolegji Elektoral: Nuk është kyçe fitorja popullore e votës

E nuk është për t’u habitur që besimi në institucionet demokratike ka rënë në vitet e fundit në SHBA. Por ka edhe më shumë që nuk mund ta prisni nga një vend si SHBA. “Përveç shfaqjeve të fundit të erozionit demokratik, Shtetet e Bashkuara kanë shumë praktika antidemokratike të një periudhe shumë të gjatë”, shprehet Williamson. Kryesorja: Fituesi i zgjedhjeve presidenciale nuk është domosdoshmërisht ai që ka më shumë vota.

Së fundmi, Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 edhe pse kundërshtarja e tij, Hillary Clinton, mblodhi afërsisht 2.9 milionë vota më shumë se ai. Arsyeja e këtij rebusi është Kolegji Zgjedhor. Në SHBA, secili prej 50 shteteve ka një numër të caktuar zgjedhësish në varësi të madhësisë së popullsisë. Kandidati që fiton shumicën e votave të popullit në një shtet është ai që merr votat elektorale të shtetit federal. Tingëllon e ndërlikuar? Ja një shembull.

Kalifornia si shteti më i populluar ka më së shumti zgjedhës në Kolegjin Elektoral: 54. Kandidati që mund të bindë më shumë qytetarë kalifornë për të votuar për të, do të marrë të 54 votat e Kolegjit Elektoral, edhe nëse ai e fiton me shumë pak diferencë votën popullore. Shtetet më të vogla si Vermont ose Dakota e Jugut kanë vetëm tre vota Kolegji Elektoral, por sistemi është i njëjtë.

Për të fituar presidencën, një kandidat duhet të fitojë në numër të mjaftueshëm shtetesh për të rritur numrin e votave të tij në Kolegjin Elektoral deri në 270 elektorë ose edhe më shumë. Dikush që fiton shtetet me diferencë të vogël mund të bëhet kështu president, edhe pse më shumë amerikanë votuan në total për kandidatin tjetër.

Kapitoli në mbrëmje me drita të ndezuraKapitoli në mbrëmje me drita të ndezura

Senati – “institucion thellësisht jodemokratik”

Një pjesë tjetër e sistemit politik amerikan që nuk pasqyron një demokraci të përsosur është Dhoma e lartë e Kongresit: Senati i SHBA. Çdo shtet federal i SHBA ka dy senatorë në këtë Dhomë – pavarësisht nga madhësia e popullsisë së shtetit.

Kjo do të thotë se në disa shtete, një senator përfaqëson disa qindra mijëra njerëz, ndërsa në një tjetër, disa milionë njerëz “ndajnë” një senator. Kur Senati ka një vendim për të marrë, vota e secilit senator ka saktësisht të njëjtën peshë, edhe pse ata përfaqësojnë një numër jashtëzakonisht të ndryshëm njerëzish.

Berkman e quan Senatin “një institucion thellësisht jodemokratik”. Williamson kritikon, se si rezultat i mënyrës se si është ngritur Senati, “rajonet tona më të populluara janë thellësisht të nënpërfaqësuara në procesin legjislativ”.

SHBA mund të mos jetë një demokraci model, por amerikanët nuk kanë hequr dorë prej saj. Më shumë njerëz po angazhohen. Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 ishte më shumë se 65%, më e lartë se sa kishte qenë në më shumë se 100 vjet. “Shohim rritje të pjesëmarrjes politike gjatë tetë, 10 viteve të fundit”, thekson Berkman. “Mendoj se kjo është e rëndësishme.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat