back to top
12.5 C
Tirana
E martë, 28 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetBE jep 100 milionë euro për Shqipërinë/ Mbështetje për reformat dhe integrimin...

BE jep 100 milionë euro për Shqipërinë/ Mbështetje për reformat dhe integrimin evropian

Zyra e Bashkimit Evropian në Shqipëri njoftoi sot dhënien e një pakete financiare prej 100 milionë eurosh për vendin tonë, si pjesë e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian.

Financimi synon të mbështesë reformat kyçe në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, duke ndihmuar në forcimin e institucioneve dhe përmirësimin e infrastrukturës kombëtare.

Sipas njoftimit zyrtar, fondet do të përdoren për të avancuar reformat institucionale dhe ekonomike, në mënyrë që Shqipëria të përgatisë kapacitetet e saj për një integrim të plotë në Bashkimin Evropian.

Ky financim konsiderohet një hap i rëndësishëm në kuadër të mbështetjes që BE i jep Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat