Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Zyra e Bashkimit Evropian në Shqipëri njoftoi sot dhënien e një pakete financiare prej 100 milionë eurosh për vendin tonë, si pjesë e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian.
Financimi synon të mbështesë reformat kyçe në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, duke ndihmuar në forcimin e institucioneve dhe përmirësimin e infrastrukturës kombëtare.
Sipas njoftimit zyrtar, fondet do të përdoren për të avancuar reformat institucionale dhe ekonomike, në mënyrë që Shqipëria të përgatisë kapacitetet e saj për një integrim të plotë në Bashkimin Evropian.
Ky financim konsiderohet një hap i rëndësishëm në kuadër të mbështetjes që BE i jep Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit.



