back to top
35.5 C
Tirana
E mërkurë, 2 Korrik, 2025
spot_img
KreuAktualitetCelibashi zbulon plagët e 11 majit: Sulme personale dhe përdorim i qeverisë...

Celibashi zbulon plagët e 11 majit: Sulme personale dhe përdorim i qeverisë në zgjedhje

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka pranuar publikisht se procesi zgjedhor i 11 majit është shoqëruar me problematika serioze, duke theksuar nevojën urgjente për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe me konsensus politik.

Në eventin “Përtej monitorimit: Drejt një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse për integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri”, Celibashi deklaroi se fushata zgjedhore e dy partive kryesore në vend u karakterizua nga retorikë e ashpër dhe sulme personale, duke ulur cilësinë e debatit publik dhe duke dëmtuar klimën demokratike.

Ai u ndal edhe në gjetjet e raportit paraprak të OSBE-ODIHR, duke vënë theksin te përdorimi i administratës publike në avantazh të mazhorancës:

“Askush nuk konteston gjetjet e OSBE-ODIHR. Kjo e bën më të lehtë dhënien e gjykimeve të drejta për procesin zgjedhor,” tha Celibashi.

Për kreun e KQZ-së, është momenti për reflektim dhe veprim institucional:

“Duhet të heqim mundësinë për të vënë në diskutim integritetin e procesit zgjedhor. Duhet një reformë reale gjithëpërfshirëse. Shpresoj që mazhoranca të mos jetë pengesë për konsensusin mbi përmirësimet që duhen bërë.”

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat