Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Partia Demokratike ka pësuar një tjetër humbje në përpjekjet për të kontestuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë kërkesën e PD-së për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në qarkun e Vlorës, duke konfirmuar vlefshmërinë e procesit zgjedhor në këtë zonë.
Me këtë vendim, Kolegji ka certifikuar zyrtarisht rezultatin zgjedhor në Vlorë, duke e cilësuar atë si të rregullt dhe në përputhje me ligjin.
Vendimi i sotëm i shtohet një serie vendimesh të ngjashme, ku përpjekjet e PD-së për të rrëzuar rezultatin e zgjedhjeve në qarqe të ndryshme kanë dështuar në rrugë ligjore. Ky zhvillim vjen në një kohë kur tensionet politike mbeten të larta dhe procesi zgjedhor është vënë nën vëzhgim të shtuar publik.



