back to top
14.5 C
Tirana
E diel, 15 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitet“Do të arrestohet?”/ Rama së shpejti drejt SHBA-së

“Do të arrestohet?”/ Rama së shpejti drejt SHBA-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se ka marrë një ftesë zyrtare nga presidenti amerikan, Donald Trump, për të udhëtuar në Washington, D.C. në ditët në vijim, ku pritet të marrë pjesë në themelimin e një nisme të quajtur “Bordi i Paqes”.

Gjatë fjalës së tij në podkastin “FLASIM”, Rama tha se ftesa i ka ardhur këtë javë dhe e lidhi vizitën me paralajmërimet e mëparshme të tij, ndërsa komentoi edhe zërat dhe pretendimet publike se ai nuk do të ftohej apo nuk do të udhëtonte drejt SHBA-së.

“Më ka ardhur këtë javë ftesa nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për të vizituar Uashingtonin në ditët në vijim… dhe faktikisht, siç e paralajmërova, do të jem në Uashington për themelimin zyrtar të Bordit të Paqes dhe për fillimin e aktivitetit të atij bordi,” u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se Shqipëria do të jetë ndër shtetet themeluese të kësaj nisme dhe, sipas tij, nuk do të kontribuojë financiarisht për anëtarësim, por me reputacionin dhe rolin e saj ndërkombëtar.

Deklarata e Ramës vjen në një moment kur në media dhe rrjete sociale janë përfolur pretendime për zhvillime të mundshme ligjore ndaj tij, të cilat ai i ka hedhur poshtë, duke theksuar se vizita në SHBA dëshmon angazhimin e tij në aktivitete ndërkombëtare të nivelit të lartë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat