SOROS, ka financuar reformën në drejtësi me bekimin e dy partive mëdha politike.
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike në vitin 2015, kanë firmosur një dokument për të ndryshuar ndryshuar Kushtetutën për reformën në drejtësi, me anë të një vendimi që mori votat e 140 deputetëve.
Dokumenti i firmosur në shkurt 2015 tregon se Soros do të bashkëpunojë me Kuvendin me qëllim të sigurojë mbështetjen për realizimin e veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, si dhe të strukturave funksionale që janë ngritur në asistencë të tij me qëllim përmbushjen e objektivave të përcaktuara në vendimmarrjen e këtij komisioni, duke mundësuar zhvillimin e një reforme profesionale dhe cilësore, në përputhje me standartet dhe praktikat më të mira vendase e ndërkombëtare.
Në kushtet kur SHBA, pas fitores së Donald Trump, po kalon në filtër fondet që janë dhënë për shtete të ndryshme, po dali në dritë dokumenta të ndryshëm, që nëse i referohemi vendit tonë ngre dyshime edhe për mënyrën se si është bërë reforma në drejtësi.
Pasi kush paguan vendos, nëse do ta shohim në plan të parë dhe nëse thellohemi më tej, prapaskenat mund të jenë më të errëta.
Kreu i SOROS: Po jemi pjesë e reformës në drejtësi
Fondacioni SOROS , përmes drejtorit ekzekutiv Andi Dobrushi ka pranuar se ka financuar reformën në drejtësi.
Gjatë një aktiviteti i mbajtur në vitin 2017, ku është prezantuar studimi kombëtar mbi pandëshkueshmërinë, Dobrushi ka deklaruar se “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” është krenar që ka marrë pjesë në reformën në drejtësi.
“E gjej të udhës të sqaroj dy gjëra, duke pasur parasysh tymnajën e krijuar muajt e fundit lidhur me rolin e fondacionit në reformën në drejtësi. Ka dokumente të mjaftueshme që dëshmojnë përfshirjen e fondacionit, dhe ne jemi krenarë që jemi përfshirë në krye të shoqërisë civile, si pjesëmarrës në reformën në drejtësi. Është një reformë që mbështetet nga 96% e popullsisë. Nuk e shoh të gabuar rolin e fondacionit për t’iu përgjigjur 96% të popullsisë dhe për të marrë një rol që nuk e kanë marrë të tjerët.
Në këtë pikë kemi bërë gjënë e duhur. Nëse ka dikush që mendon se kemi bërë gabim, le të dalë e ne jemi gati të përballemi me të. Kemi pasur përfshirje që në momentin e parë, kemi mbështetur financiarisht bashkëpunimin me ambasadën amerikane dhe partnerët evropianë. Mbështetja që fondacioni i jep procesit, e ritheksoj, procesit të reformës, është bërë me një marrëveshje me Kuvendin e Shqipërisë ”, është shprehuar Dobrushi në vitin 2017.