back to top
7.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuDrejtësiaTrafiku i kokainës nga Amerika Latine në BE dhe përfshirja e shqiptarëve/...

Trafiku i kokainës nga Amerika Latine në BE dhe përfshirja e shqiptarëve/ Dumani dhe 4 prokurorë të SPAK shkojnë në Brazil

Kreu i SPAK, Altin Dumani, dhe 4 prokurorë të tjerë, kanë udhëtuar drejt Brazilit.

Burime jozyrtare pranë SPAK, bënë me dije për A2 CNN, se përfaqësuesit e SPAK do të jenë pjesë e një konferencë ndërkombëtare, por ndërkohë pritet të zhvillojnë takime me drejtues të prokurorisë së Brazilit në kuadër të hetimeve të përbashkëta mbi shqiptarë të përfshirë në trafikun e sasive të drogës nga Amerika Latine drejt Europës.

Kreu i SPAK shoqërohet në Brazil nga prokurorët Arben Kraja, Adnand Xholi, Elida Kaçkini dhe Vladimir Mara. Për llogari të hetimeve të shqiptarëve të përfshirë në paligjshmëri në Amerikën Latine gjatë vitit 2023 SPAK ka dërguar 3 letër-porosi drejt autoriteteve të drejtësisë në Brazil. 

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat