Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Kreu i SPAK, Altin Dumani, dhe 4 prokurorë të tjerë, kanë udhëtuar drejt Brazilit.
Burime jozyrtare pranë SPAK, bënë me dije për A2 CNN, se përfaqësuesit e SPAK do të jenë pjesë e një konferencë ndërkombëtare, por ndërkohë pritet të zhvillojnë takime me drejtues të prokurorisë së Brazilit në kuadër të hetimeve të përbashkëta mbi shqiptarë të përfshirë në trafikun e sasive të drogës nga Amerika Latine drejt Europës.
Kreu i SPAK shoqërohet në Brazil nga prokurorët Arben Kraja, Adnand Xholi, Elida Kaçkini dhe Vladimir Mara. Për llogari të hetimeve të shqiptarëve të përfshirë në paligjshmëri në Amerikën Latine gjatë vitit 2023 SPAK ka dërguar 3 letër-porosi drejt autoriteteve të drejtësisë në Brazil.



