back to top
14.5 C
Tirana
E premte, 22 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitetËndërra Gjeorgjiane shpall fitoren, opozita me akuza për “vjedhje të zgjedhjeve”

Ëndërra Gjeorgjiane shpall fitoren, opozita me akuza për “vjedhje të zgjedhjeve”

Partia proruse, Ëndrra Gjerogjiane, pritet të zgjerojë kontrollin e saj në Parlament, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 26 tetor. Rezultatet janë të ndryshme nga sondazhet, gjë që ka nxitur partitë opozitare properëndimore të akuzojnë për “vjedhje të zgjedhjeve”.

Ëndrra Gjeorgjiane që udhëhiqet nga miliarderi Bidzina Ivanishvili,, fitoi mbi 54 për qind të votave, me më shumë se 99 për qind të votave të numëruara në qarqe. Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, katër parti opozitare kanë kaluar pragun prej 5 për qind dhe kanë siguruar ulëse në Parlament.

Forcat opozitare – Koalicioni për Ndryshim, Uniteti – Për të shpëtuar Gjeorgjinë, Gjeorgjia e Fortë dhe për Gjeorgjinë – kanë fituar mbi 37 për qind të votave, marrë së bashku.

Duke nxitur edhe më shumë kundërshtimin e opozitës pas mbajtjes së zgjedhjeve, sondazhet e kryera në emër të organizatave proqeveritare dhe opozitare treguan rezultate dukshëm më ndryshe se ato të paraqitura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas sondazhit të realizuar nga TV Imedi proqeveritare, Ëndrra Gjeorgjiane ka fituar 56 për qind të votave, ndërkaq në dy sondazhe të realizuara nga opozita, kjo parti nuk ka fituar më shumë se 42 për qind të votave./REL

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat