Udhëheqësit kryesorë të biznesit dhe politikanët gjermanë kanë shkuar në Indikëtë javë për një mbledhje të madhe ku do të kërkojnë mënyra për të forcuar më tej lidhjet ekonomike midis Gjermanisë dhekëtij rajoni të Azisë.
“Rajoni po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për Gjermaninë dhe BE-në për shkak të ndryshimeve gjeopolitike dhe dëshirës në rritje për të diversifikuar”, tha për DW Friedolin Strack, kreu i tregjeve ndërkombëtare në Shoqatën e Industrive Gjermane (BDI). “Rëndësia në rritje është e dukshme në vlerën e eksporteve nga Gjermania në këtë rajon, sepse eksporti arriti në 214.6 miliardë euro (231.9 miliardë dollarë) në 2023,” thotë ai.
Konferenca Azi-Paqësore e Ekonomisë Gjermane u hap zyrtarisht të enjten (24 tetor) në Nju Delhi. Ngjarja përkon këtë vit me konsultimet ndërqeveritare midis Gjermanisë dhe Indisë, të cilat do të bashkëkryesohen nga kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri indian Narendra Modi.
Rritja e fokusit në Indi
Duke nënvizuar rëndësinë në rritje të Indisë për Gjermaninë, qeveria Scholz miratoi javën e kaluar një dokument të quajtur “Fokus në Indi”, me qëllim forcimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik midis dy palëve që mbulon të gjitha fushat e lidhjeve, duke përfshirë tregtinë, migracionin, klimën dhe politikën e jashtme.
Berlini miratoi gjithashtu një seri prej 30 masash për të inkurajuar imigracionin nga India në një përpjekje për të tërhequr punëtorë të kualifikuar për të mbushur boshllëqet në tregun gjerman të punës. Të premten, Scholz dhe Modi do t’u drejtohen qindra drejtuesve të biznesit që marrin pjesë në një konferencë biznesi në Nju Delhi. Mbledhja dyvjeçare vjen në një kohë kur ekonomia e Gjermanisë është në rënie dhe ka probleme me bizneset dhe kompanitë. Por kompanitë gjermane mbeten optimiste për perspektivat e tyre në Paqësorit aziatik.
Një sondazh i fundit nga Dhoma Gjermane e Tregtisë së Jashtme (AHK) dhe Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë (DIHK) tregoi një ndjenjë pozitive midis kompanive gjermane që operojnë në rajon, ndonëse optimizmi në Kinë nuk është si përpara./ Dw