back to top
24.5 C
Tirana
E premte, 20 Qershor, 2025
spot_img
KreuAktualitetFlamur Noka nga Vlora: Lirimi i Berishës, si pasojë e zhvillimeve të...

Flamur Noka nga Vlora: Lirimi i Berishës, si pasojë e zhvillimeve të vrullshme politike

Zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike kanë marrë pjesë ditën e sotme në ceremoninë e organizuar në Vlorë për Ditën e Pavarësisë.

Të pranishëm kanë qenë kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, deputetët Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, etj.

Flamur Noka tha gjatë fjalës së tij të urimit, se besonte se përvjetori i vitit të ardhshëm do e gjente Shqipërinë pa krim, korrupsion dhe drejtësi të kapur.

“Gëzuar këtë ditë të bëkuar për të gjithë shqiptarët. Në vitin 1443 Skënderbeu e vendosi këtë flamur të bekuar në Krujë. Në 1912 plaku i Vlorës, Ismail Qemali, e ngriti këtë flamur në Vlorë.

Hera e tretë është në vitin 1944, kur ky flamur u ngrit për të simbolizuar largimin e pushtuesve gjermanë.

Uroj që përvjetori tjetër të na gjejë pa drogë, pa krim, pa korrupsion dhe pa drejtësi të kapur”, tha ai.

Noka foli dhe për lirimin e Berishës.

“Lirimi i Berishës erdhi pas fitores së Trump në SHBA, që preu metastazat e Sorosit edhe në Shqipëri.

Bashkë me faktorët e tjerë, kjo bëri që të triumfojë vetëm e vërteta.

Pastaj Strasburgu me përshpejtimin e hapave për çështjen Berisha bëri që ata të trembeshin, sepse kjo gjykatë do të rrëzonte gjykatat shqiptare”, tha Noka.

Deklarata e Nokes:

Dua ta shfrytëzoj në emër të PD për të uruar gëzuar këtë ditë të bekuar.
Është vërtet një ditë e bekuar, një ditë eshenjtë që nisi në 28 nëntorin e vitit 1443 kur Skënderbeu e vendosi këtë flamur të bekuar në Kalanë e Krujës dhe e çliroi nga turqit.

28 nëntori i dytë është i vitit 1912 kur plaku i Vlorës, Ismail Qemali e ngriti këtë flamur këtu në Vlorë për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë.

28 nëntori i tretë është i vitit 1944, kur ky flamur u ringrit përsëri për të simbolizuar largimin e pushtuesve gjermanë.

Kjo është një ditë e madhe ndaj e shfrytëzoj në emër të PD edhe njëherë gëzuar, të na gjejë më të bashkuar, me një Shqipëri ndryshe, të na gjejë në festë, pa krim, pa korrupsion, pa drogë, pa drejtësi të kapur dhe me liri dhe demokraci të vërtetë.

Lirimi i zotit Berisha erdhi si pasojë e zhvillimeve të vrullshme politike. E para ishte fitorja e presidentit Trump në SHBA, çka preu metastazat e Xhorxh Sorosit edhe në Shqipëri.
E dyta janë rezolutat dhe mbështetja e partnerëve që i bënë PD-së.

Kujtoj këtu rezolutat e CDI dhe PPE, dy rezoluta që flasin qartësisht për një shtet të kapur nga krimi dhe korrupsioni, një shtet ku opozitës i janë mbyllur hapësirat, një shtet pa liri ku drejtësia përdoret si marionetë në duart e pushtetit kundër opozitës. Flasin qartësisht për burgosjen e lidershipit të opozitës.

Faktori i tretë dhe kryesorja është rezistenca dhe qëndresa e demokratëve në të gjithë Shqipërinë. Është mosbindja civile. Të gjitha këto bënë që më në fund e vërteta dhe vetëm e vërtetë ta triumfojë.

Strasburgu pastaj ishte një sirenë alarmi për drejtësinë e Xhorxh Sorosit në Shqipëri.
Strasburgu ndërmori hapa të shpejtë, një procedurë të përshpejtuar për të shqyrtuar çështjen e burgosjes politike të Sali Berishës. Kjo bëri që të nguten sepse Strasburgu do rrëzonte përtokë përfundimisht drejtësinë e Xhorxh Sorosit në Shqipëri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat