back to top
15.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaGjKKO thotë “jo” heqjes së sekuestros për çiftin Malltezi

GjKKO thotë “jo” heqjes së sekuestros për çiftin Malltezi

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar sot kërkesën e çiftit Argita dhe Jamarbër Malltezi për heqjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e tyre.

Sipas njoftimit të gjykatës, vendimi u mor nga gjyqtari Engert Pëllumbi në trup gjykues monokratik. Çështja penale nr. 13, e regjistruar më 07.01.2026, lidhej me ankimin e çiftit Malltezi kundër vendimit nr. 662, datë 27.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që kishte vendosur sekuestro preventive mbi pasuritë e tyre.

Gjykata e Apelit vendosi të miratojë vendimin e shkallës së parë, duke lënë në fuqi masën e sekuestros për Malltezit.

Ky vendim thekson vazhdimësinë e masave të sigurisë për pasuritë e personave të përfshirë në hetimet për korrupsion dhe krim të organizuar.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat