back to top
16.5 C
Tirana
E enjte, 20 Nëntor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaGJKKO thyen heshtjen/ “Masat e sigurisë ndaj Ballukut janë sekret"

GJKKO thyen heshtjen/ “Masat e sigurisë ndaj Ballukut janë sekret”

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka reaguar pas raportimeve të publikuara në media lidhur me masat e sigurisë të pretenduara ndaj Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Në një deklaratë të shkurtër zyrtare, gjykata thekson se masat e sigurisë kanë karakter sekret, prandaj në këtë moment nuk mund të japë asnjë informacion publik.

“Lidhur me lajmin e publikuar në media për caktimin e masave të sigurisë ndaj Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku, në kushtet që masa e sigurimit kanë karakter sekret, gjykata në këtë moment nuk ka njoftim zyrtar për të ndarë me median dhe publikun. Në momentin e duhur procedurial do të njoftoheni zyrtarisht nga ana e gjykatës,” – thuhet në reagimin e GJKKO-së.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat