Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
SPAK ka vendosur të refuzojë kërkesën e këshilltarëve socialistë të Bashkisë së Tiranës për të lejuar kryebashkiakun në detyrë, Erion Veliaj, të merrte pjesë fizikisht në mbledhjen e nesërme të Këshillit Bashkiak, ku do të diskutohet buxheti i vitit të ardhshëm.
Në njoftimin zyrtar, SPAK sqaron se mbledhja për buxhetin nuk konsiderohet arsye e ligjshme për të dhënë një leje të posaçme për personat nën masën e sigurisë.
Këshilltarët kishin kërkuar pjesëmarrjen e Veliajt për të dhënë sqarime lidhur me projektbuxhetin, por vendimi i SPAK e bën të pamundur këtë. Autoriteti i Prokurorisë së Posaçme thekson se praktika është e njëjtë me raste të ngjashme, si ai i Fredi Belerit, të cilit nuk iu dha leja për t’u betuar.



